Rafa Marquez e din se çfarë do të thotë, të jesh kampion Evrope, pasi ai ka dalë vetë i tillë në vitin 2006 dhe 2009. Ai thotë se e ka jetuar Champions Leaguen në finale të madhe, si në Paris, ashtu dhe në Romë.
Tani do të përjetojë Champions Leaguen e tretë, por me një ndryshim, sepse do ta përjetojë nga larg. Dihet se cila është skuadra që ai dëshiron ta fitojë këtë Champions League.
“Dëshira ime është që Chicharito të shënoje 2 gola, por në fund dua që të fitojë Barcelona, sepse është një ekip ku unë kam luajtur për 7 vite”.
Këto lojëra, si finalet e Champions Leagues, janë përvoja të paharrueshme, që të rrisin shumë si profesionalist. Prandaj, e këshilloi Chichariton që të japë gjithçka në këtë ndeshje”, tha meksikani.
Ndersa sulmuesi anglez, Michael Owen, ka pranuar se bashkë-lojtari i tij te Manchester United, Javier Hernandez, e ka befasuar atë me 20 golat e shënuar gjatë sezonit që lamë pas.
“Ai është më i mirë se sa unë. Kur blini një lojtar, shpresoni të jetë transfer i përkryer dhe nuk mendoj se dikush tjetër do të përshtatej aq shpejt me ekipin sa Chicharito.”
“Instinktiviteti i lojës së tij brenda në zonë e bën atë finalizues të jashtëzakonshëm të aksioneve. Ai ka shënuar gola në Botëror dhe në Ligën e Kampionëve. Ai ka treguar se mund t’ia dalë në ndeshjet e mëdha”, ka thënë Owen.
Ne kemi një ekip shumë të mirë dhe duhet të presim që të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Ndoshta unë do ta filloj nga stoli këtë finale. Unë jam gati të degjoj thirrjen e Fergusonit për aktivizimin tim në këtë ndeshje, qoftë edhe nga stoli.
Po te isha në një klub të vogël, atëherë edhe unë do të isha përfshirë në këtë finale të madhe.
Nëse ju e shikoni futbollin evropian, atëherë do të thoni se kjo është finalja ideale për këtë sezon. Unë mendoj se sot për sot Barcelona dhe Manchester United janë dy ekipet më të mira në Evropë.
Ai erdhi tek Man Utd që të ketë një vend në lojë, por kohët e fundit ai është bërë pjesa më e rëndësishme e klubit anglez.
Tani, Chicharito ka përpara lojën më të madhe të karrierës se tij, ka finalen e Champions Leagues, kundër Barcelonës. Gjithashtu, përpara tij ka edhe mbrojtjen më të mirë në Evropë, Puyolin dhe Piquen.
Puyol dhe Pique janë dy mbrojtës klasi të nivelit botëror. Por, te them te drejtën, i gjithë ekipi i Barcelonës përbëhet nga lojtarë klasi, dhe ne i dimë vlerat e këtij ekipi, gjeja më e mirë që duhet të bëjmë është që të përqendrohemi tek i gjithë ekipi, dhe jo tek një lojtar i tij.
Ne duhet të jemi të përgatitur, duhet të përqendrohemi në lojën e rivalit. Gjithashtu, ne duhet të përqendrohemi edhe në veten tonë, dhe të luajmë lojën tonë, si gjithmonë.
Pse me quajnë Chicharito? Unë gjithmonë kam dashur të ma bëjnë ketë pyetje. Ky emër vjen nga babai im. Ai gjithmonë më thërriste kështu, sepse në sytë e mi dominonte ngjyra e gjelbër. Sytë e mi ngjasonin si bizele që quheshin “Chicharo”.
Kur kam lindur ai me thoshte “Chicharo” im dhe jo Havier Hernandez. Emrin Chicharito, e kam të trashëguar nga babai im, tha ai.
Thursday, 26 May 2011 14:15