Edhe Manuel Pellegrini është në listën e Abramoviçit. Chelsea është në kërkim të një trajneri të ri, pas largimit te Ancelottit.
Martinez, agjenti i Pellegrinit, bën të ditur se “Pellegrini është në radarin e “bluve” dhe kjo është normale për një ekip pa trajner, kurse unë dëshiroj shumë, por ai ka kontrate me Malagan”.
“Ai nuk do të largohet, pasi është i lumtur me Malagan”, përfundoi agjenti.
Ne anën tjetër “blutë” janë të gatshëm ta shesin francezin dhe presin oferta nga klubet e tjera. Mediat angleze, por jo vetëm ato, thonë se tek Chelsea ketë verë do të ndodhe spastrim i madh dhe në ketë listë është edhe Nicolas Anelka.
Gjithashtu, në listën e të larguarve është edhe Jose Bosingwa, Hilario, Paulo Ferreira dhe Yuri Zhirkov.
Thuhet edhe se Chelsea mund të shesë disa lojtarë të rinj, si Gael Kakuta apo Xhek Kork.
Thursday, 26 May 2011 11:44