Inter mbetet favorit për të marr Alexis Sanchez, por deri tani klubet e interesuara vazhdojnë të paraqesin ofertat e tyre. Siç pohon “La Gazzetta dello Sport”, pas City, edhe Juventusi ka bërë ofertën e saj.
Bëhet fjalë për një shifër prej 35 milionë euro duke e lejuar Udinezen që ta mbajë lojtarin për fazën para-eliminatore të Champions League.
Kjo gjë duket se e kënaqë shumë presidentin Pozzo dhe ai po e shqyrton seriozisht ofertën.
Sipas Studio Sport, Juventus po përgatitë goditje të mëdha në merkato. Ditët e shkuara Tomas Ujfalusi tha se Aguero ka zgjedhur Real Madridin, duke qenë se El Kun ka dëshirë të luajë në Champions League me ta.
Në Torino po shfaqet së fundmi emri i Edin Dzekos. Juventusi ka parë dëshirën e lojtarit për t’u transferuar në Itali dhe kontributin e agjentit Silvano Martina.
Marotta po kërkon një huazim me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Buxheti për lojtarin “kampion” nuk mungon dhe duket se 35 milionë janë të destinuara për Franck Riberyn, për të cilin po bëhen sondazhe prej kohësh.
Goditjet e tjera të mëdha nuk do të mungojnë, duke qenë se në këtë merkato arkat do të mbushen nga largimi i lojtarëve të tjerë. Shumë lëvizje priten në aksin Torino-Madrid.
Thursday, 26 May 2011 11:37