Sipas faqes “Sport” skuadra Ruse Zenit ne krye me Luciano Spalletin është duke menduar për transferimin e mesfushorit te Interit, Thiago Motta dhe sulmuesin e Udineses Di Natale.
Merkato ne kampionat Rus fillon me 1 Gusht, por Spalletti tashmë i ka kërkuar drejtuesve të klubit ti fillojnë kontaktet me Interin dhe Udinesen që tani.
Enciklopedia online “Wikipedia” në faqen që i dedikohet Riccardo Montolivos, thotë se ai do të jetë lojtar i Interit.
”Montolivo tashmë e ka refuzuar kontratën e re me violan dhe në sezonin e ardhshëm do të luajë në Inter”, shkruan Wikipedia.
Sigurisht, nuk bëhet fjalë për ndonjë lajm zyrtar tani, pasi Wikipedia është një platformë që mund të editohet nga persona në çdo kohë dhe mund të rieditohet, por i mbetet kohës dhe afatit kalimtar të verës që të mësojmë më shumë.
Në anën tjetër, i intervistuari nga Anthony Bartolomucci për Studio Sport, kapiteni Javier Zanetti, ka diskutuar për kundërshtarin e tij të finales së Kupës, Havier Pastore.
“Është një talent shumë i mirë në Palermo, është një nga ata lojtarë që mund ta ndryshojë lojën në çdo kohë. Unë mendoj se ai duhet të zgjedhë rrugën e tij, e ne e dimë se çfarë cilësise ka ai, por në fund gjithçka varet nga ai”.
Pastore është shumë i mirë, i qetë, ai jep siguri në fushë, një krahasim? – Duket pak si Kaka, i ka disa karakteristika të lojës, të ngjashme me Kakanë, por është ende i ri dhe mund të presim shumë nga ai.
Edhe Wesley Sneijder e konfirmon qëndrimin në Inter. agjenti i tij, para disa ditëve tha se ai dëshiron të qëndrojë në Milano. Wesley dëshiron të qëndrojë në Inter.
Ndërkohë Sneijder tha: “Mendimet e mia për momentin janë vetëm për Interin dhe Kupën e Italisë. Këmba nuk më mërzitë dhe ndihem mirë. Do të jem atje kundër Palermos. Dua të fitoj Kupën e Italisë”.
Thursday, 26 May 2011 11:36