Steven Gerrard u shpreh optimist për të ardhmen e Liverpoolit dhe shpreson se disa top-transferime do ta përmisonin ekipin shumë.
“Sezoni i ardhshëm më bën mua shumë entiuziast. Nëse ne vazhdojmë ta mbajmë formën që e patëm në ndeshjet e fundit dhe që lojtarët e lënduar të shërohen, përfshirë disa top-transferime, atëherë mund të them lirisht se askush nuk mund të na ndalë”.
“Ne kemi besim se këto gjëra do të ndodhin dhe jemi optimist, si gjithmonë, e gjithë skuadra.”
“Jam i befasuar se sa shpejt jemi kthyer në formë dhe jemi duke vazhduar që të përmirësohemi e të mos flasim kur të vijnë lojtarët e rinj”, tha Gerrard.
Gjithashtu, sipas disa raportove të Corriere Da Manha në Portugali, Liverpool është pajtuar t’ia paguajë 25 milionë funte Benficas për shërbimet e Fabio Coentraos.
Kenny është i vendosur ta transferojë mbrojtësin 23-vjeçar portugez, Fabio Coentrao, i cili ka qenë i lidhur me shumë top klube evropiane, si Real Madrid, Bayern, Man City dhe Chelsea.
Asgjë nga klubet nuk është konfirmuar, andaj pritet të shihet në ditët në vijim.
Ndërsa, Xabi Alonso, ishte në Anfield dhe tregoi arsyet se pse ai u largua nga Liverpooli, plot 655 ditë që nga koha kur Xabi Alonso u largua nga Liverpooli.
“Në fund të sezonit, duke biseduar me Rafen, ai ma tregoi situatën dhe tha se do të nënshkruajë me disa lojtarë të rinj dhe unë isha një ndër ta, i cili do të qëndronte në bankë rezervë. Ai më tha se nëse ndonjë ofertë do të vinte për shërbimet e mia, atëherë unë do të konsiderohesha i shitur. Kjo më hapi sytë dhe vendosa të ndryshojë. Unë isha një ndër lojtarët më të rëndësishëm të klubit, ndërsa aty për aty ndryshuan gjërat dhe donin të më shisnin mua për të siguruar para për të transferuar lojtarë të tjerë. Mirëpo, nuk kishte ndodhur asgjë, sepse ne i filluam ndeshjet e sezonit tjetër, por nuk e patëm harruar se çfarë kishte ndodhur”.
“Unë doja t’i dija gjërat e sakta. Unë e dija çfarë ka ndodhur dhe do të qëndroja ende nëse menaxheri do të kishte startuar me mua në formacionin e parë. Nuk ka pasur probleme personale, mirëpo probleme futbollistike”.
“Mendoj se nuk kam pasur çfarë të tregoj. Unë e dija çfarë mund të jap për ekipin dhe atë e kam dhënë për katër vitet e fundit. Në sezonin e fundit kemi zhvilluar lojëra të mira, kemi marrë shumë fitore dhe disa barazime katastrofale, kemi mposhtur ekipet e top-katërshes. Ne patëm zhvilluar sezon të shkëlqyer dhe nuk e kemi vrejtur shumë se a po luajmë si mysafirë apo si vendas dhe ishte mëkat se pse ne nuk e fituam Ligën, mirëpo barazimet na kanë kushtuar”.
“Erdhi fundit i sezonit dhe unë u desh ta merrja një vendim, vendimi im ishte largimi, sepse atëherë e kuptova se menaxheri më nuk ka plane me mua. Unë e doja qëndrimin, mirëpo gjërat ndryshuan shpejt. Unë e kam ndjerë se me këta kolegë që kam mund të kemi suksese të mëdha, mirëpo ja që nuk e pata rastin që t’i kënaqimi tifozët, qysh kemi dëshirë ne”.
“Në fund fola me menaxherin dhe i tregova se do të largohem, u mora vesh me Realin dhe u transferova në Madrid”, përfundoi Xabi Alonso.”
Wednesday, 25 May 2011 14:08