Andrea Pirlo po bën vizitat mjekësore në Klinikën Fornaca të Torinos, në Corso Galileo Ferraris, pak metra larg Selisë së Juventusit. Menjëherë pas tyre do të transferohet në qendrën e Mjeksisë dhe Sportit, tek stadiumi Olimpico, për analiza të detajuara. Janë hapat e para që do ta çojnë atë drejt firmës. E mundshme që pasdite palët të firmosin deri në 2014. Sipas Sky Sport, gjithsesi, nuk do të bëhet sot zyrtarizimi I blerjes së tij, që mund të shtyhet për nesër ose për të Enjten.
Andrea Pirlo erdhi para pak minutash nga Instituti i Mjekësisë dhe Sportit për të bërë pjesën e dytë të analizave, të cilat filluan këtë mëngjes, pas orës 8.00 tek Klinika Fornaca. Pas kësaj etape, mesfushori breshian mund të transferohet në Selinë e Corso Galileo Ferraris për të firmosur kontratën që do ta lidh me Juventusin deri më 2014. Sipas Sky Sport, Pirlo do të përfitojë një shumë prej 4 milionë euro në vit plus bonuse në bazë të rendimentit të tij.
Mbaruan vizitat mjekësore. Andrea Pirlo, në këtë pjesë të parë të aventurës juventine, është shoqëruar nga Gianluca Stesina, mjeku i Juventusit.
Bëhen gati prezantimet e përforcimeve të radhës për Juventusin, Pirlo dhe Pazienza.
Pirlo mund të prezantohet të enjten dhe sot mund të jetë dita e tij e vizitave mjekësore pas firmosje së kontratës që e lidh me ekipin torinez për 3 vitet e ardhshme.
Edhe Pazienza pritet mes sot dhe nesër për firmosen e kontratës së tij prej 1.1 milionë euro në sezon dhe kryerjen e vizitave mjekësore.
Në ditët në vazhdim priten të reja edhe rreth lojtarit tjetër që vjen me parametër zero, Reto Ziegler.
Pas zhgënjimit total evropian të Del Neri-t, Juventusi shikon përpara, drejt sezonit të ri-ngritjes. Edhe për Marotta-n, ka shumë punë për të bërë, por edhe besim duke pasur parasysh fjalët e presidentit:
“Marotta është blerja ime më e mirë”
Niset nga 3 gurë të rëndësishëm: stadiumi i ri, kapiteni legjendar dhe një trajner që mbështetet nga i gjithë populli bianconer.
Juventusi është një vend të 7, është e papranueshme dhe ekzistojnë burimet ekonomike për të ndërtuar një ekip të fortë”-indinjohet Dino Zoff. 2 goditjet e para, Pirlo dhe Pazienza janë me parametër zero. Në krah të Pirlo-s Conte kërkon Diarra dhe konfirmimin e Sissoko.
“Mendoj se Momo nuk do të lërë Torinon, tani që nuk është më Del Neri. Nëse do të rigjejë formën, do të jetë shumë i nevojshëm” shprehet agjenti i Malianit, Satin, i cili merret edhe me çështjen Aguero.
El Kun është objektivi më i madh i Juventusit të ri, për të cilin janë gati 35 milionë euro. Alternativat mbeten Tevez dhe Sanchez, kurse Vargas dhe Ribery po fitojnë shkallë në preferencat për krahun e majtë. Djathtas mbetet balotazhi për Beck dhe Lichtsteiner.
Tuesday, 24 May 2011 17:15