Jamie Carragher beson se mungesa e Liverpool-it në garat Evropiane sezonin e ardhshëm mund të jetë rast për The Reds ta pushtojn top katërshen.
“Ne jemi të zhgënjyer që nuk jemi në garat Evropiane sezonin e ardhshëm mirëpo ne jemi të motivuar të kthehemi në Champions League sërish andaj kjo do të na konvenonte në njërën anë pasi do të kishim kohë më shumë për tu përgaditur.”
“Të luash në Europa League të Enjten dhe pastaj në Ligë të dielën është ngarkesë e madhe për çdo lojtarë andaj nga kjo mos pjesëmarrje mund të nxjerrim tani beneficione.”
Carragher po ashtu tha se ka parë përmasime të mëdha në lojën e Liverpool-it.
“Me ardhjen e menaxherit të ri, ne jemi përmirësuar dukshëm. Kur Dalglish erdhi ne ishim në vendin e 12 ndërsa tani me të jemi në vendin e 6. Kjo tregon se jemi përmirësuar dukshëm.” tha Carragher.
Ndërsa Jonjo Shevley ka parashikuar se sezoni i ardhshëm do të jetë i suksesshëm për Liverpool-in.
“Mendoj se sezonin 2011-2012 për Liverpool-in do të jetë i madh. Po të mos i shikojmë dy ndeshjet e fundit, japin shpresa se e ardhmja e këtij klubi do të jetë e suksesshme.”
“Nga klubi i Liverpool-it gjithçka pritet, tani ne kemi Mbretin në krye dhe sukseset do të vinë të jeni të bindur.”
“Tani me Kenny-in ne kemi treguar se çfarë mund të bëjmë andaj pritet që gjatë verës ne ta marrim veten 100% dhe pastaj të fillojmë të luajmë futbollin tonë të bukur.”
“Ne jemi të zhgënjyer që nuk do të jemi vitin e ardhshëm në garat Evropiane mirëpo kjo është po ashtu një plus për ne sepse ne mund të përqendrohemi në synimet tona.” tha Shelvey.
Sa i përket mërkatos Bossi i Liverpoolit Kenny Dalglish ka qenë i lidhur me disa transfere kohëve të fundit, dhe është raportuar se ylli i Aston Villes, Ashley Young ishte objektivi i tij i favorizuar, por pasi hyri edhe Man Utd në garë, gjasat që të kaloj Young ne Anfiled janë më të vogla.
Kështu që tani është duke u raportuar se Dalglish ka ndezur vëmendjen e tij në N’Zogbia i cili ka qenë në formë mbresëlënëse në Premiership.
Një kalim i mundshëm i Charles N´Zogbia në Anfiled do ti kushtonte të kuqeve rreth 10 milionë funte.
Monday, 23 May 2011 14:06