Edhe pse është shpallur kampion i Ligës Premier, Manchester Unitedi ka vazhduar me formën e mirë duke shënuar fitore prej 4-2 kundër Blackpoolit.
Ji-Sung Park filloi serinë e golave (21), ndërsa pa përfunduar pjesa e parë (40), Charlie Adam barazoi rezultatin.
Gary Taylor-Fletcher kaloi mysafirët në epërsi (57), ndërsa Anderson barazoi për United (63).
Pas një autogoli të Ian Evatt, vendasit rikthyen epërsinë (74), ndërsa Michael Owen vulosi fitoren (81).
Përveç titullit të kampionit në Angli, Manchester United ka mundësi të triumfojë edhe në Ligën e Kampionëve, pasi që më 28 maj luan në finale kundër Barcelonës.
Në anën tjetër Javier Hernandez “Chicharito” tashmë ka marruar çmimin i cili dorëzohet nga ana e Manchester United, por për këtë çmim rolin kryesor e kishin fansat të cilët votuan për të.
Ai ka marruar pozitën e parë nga ana e fansave, kurse mbas ti ishte Luis Nani i cili vetëm për disa vota nuk arriti të futej në pozitën e parë.
“Jam i gëzuar që kam marruar aq shumë vota, ngase nuk mendoja qe për një sezon të shkëlqej nën fanellën e United, jam tepër i gëzuar për çmimin e marrë, dhe mendoj që Manchester United është vërtetë një klub i madh”, potencoi Chicharito.
Monday, 23 May 2011 10:24