Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola është i koncentruar plotësisht në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Manchester United.
Barcelona ka përfunduar kampionatin spanjoll me sukses dhe fitore ndaj Malagas me rezultat 3:1. Lojtarët kyç kanë pushuar dhe kanë menduar për finale.
“Është dashur që gjatë javës të përgaditemi për Manchester United dhe duhet të përgatitemi psiqikisht. Do ta kemi një javë të vështirë.” ka thënë Pep.
Ai është i lumtur që do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët dhe dëshiron që të përsëritet historia e 2009.
“Jam i lumtur që të gjithë janë gati për finalen e Wembley. Të gjithë do të udhëtojnë për në Londër. Fitorja në finale është caku ynë. Do të garojmë kundër rivalëve dhe kundër vetes. Duhet të japim maksimumin që të tregojmë lojë.” ka thënë Guardiola.
Prioriteti i këtij sezoni?
“Primera është garimi më i rëndësishëm, mirëpo tani duhet të luajmë në ndeshjen më atraktive. Do të na shikojë tërë bota dhe duhet ta prezantojmë futbollin spanjoll në dritën më të mirë” ka përfunduar Guardiola.
Tani për tani, trajneri që ka shijuar më shumë Champions League, është Bob Paisley (Liverpool). Ai fitoi në vitet : 1977, 1978 dhe 1981.
Sot për sot, trajnerët që kanë fituar nga dy herë Champions Leaguen, janë: Jose Mourinho, Vicente del Bosque, Carlo Anceloti dhe Arrigo Sacchi.
Gjithashtu tek ky grup futet edhe trajneri aktual i Man Utd, Alex Ferguson. Trajneri i Man Utd, e ka fituar 2 herë Champions Leaguen, një here ne vitin 1999, ndërsa herën tjetër në vitin 2008.
Nëse Guardiola e fiton edhe këtë sezon Champions League, atëherë mund te hyje tek trajnerët me të mirë të Ligës së Kampionëve, duke e fituar edhe ai 2 herë këtë trofe. Pra do barazohet me trajnerin aktual të Manchester United.
Monday, 23 May 2011 09:17