Rekord për Interin e Leonardos në shtëpi me arritjen e fitores së sotme. Me ketë Fitore, Leonardo arrin të marre plot 12 të tilla rresht në ndeshjet në shtëpi.
Shifër e rëndësishme kjo, që duket se e konfirmon Leon si teknikun zi-kaltër edhe për sezonin pasardhës.
I kthyer në fushën e lojës përballe publikut të San Siros, Walter Samuel ka komentuar ketë fitore mbi Catanian: “Dua ti falënderoj të gjithë, fëmijët e mi, gruan time dhe Interistet që gjithnjë kanë qene përkrah meje.
Te gjithë kanë folur mjaft mirë për mua, dua ti falënderoj të gjithë, edhe teknikun që me ka dhëne mundësinë të futem në fushën e lojës në ndeshjen e sotme.
Sot shpresoj te kem ndihmuar sadopak shokët e ekipit në arritjen e kësaj fitoreje dhe shpresoj gjithashtu ti ndihmoj edhe në finalen e Kupës kundër Palermos.
Skuadra mund te them se ka arritur të reagojë mjaft mirë pas problemeve të shumta që kanë ndodhur në këtë javë.
Jam mjaft i lumtur për këtë grup dhe dua të qëndroj gjithnjë me to. Ka qene mjaft e vështire të qëndroja jashtë fushës së lojës për një kohë kaq të gjatë, është pjesë e futbollit diçka e tillë.
Vitin që vjen? “Ajo që duhet është të fitojmë, e më pas ky grup të qëndroje i fortë si gjithnjë. Është mjaft i rëndësishëm për mua ky rikthim në fushën e lojës, tani të shikojmë nga ndeshja e Kupës së Italisë për fitore, mund te them se është e rëndësishme për ne. Jam me te vërtete i emocionuar, ja dedikoj këtë familjes time.”
Ndërkohe gazetari i Corriere dello Sport, Pietro Guadagno ka folur rreth heshtjes Maicon në klubin zi-kaltër: “Nëse Maicon largohej nga ky klub, shoqërisë zi-kaltër do ti duhej të gjente një lojtar ne lartësinë e Brazilianit. Nëse klubit zi-kaltër do ti vinte ndonjë ofertë e majme për Maicon, nuk do tu mendonte dy herë. Në këtë rast Braziliani mund të zëvendësohej me Crisciton, lojtar i cili ne këtë sezon ka arritur të zhvilloje ndeshje mjaft të mira.
Nga emisioni futbollistik në Italia 1 “Guida al Campionato” nga gazetari Claudio Raimondi, duket se është bere një përmbledhje mbi mërkaton e verës në klubin zi-kaltër: “Klubi zi-kaltër duket se është në avantazh për blerjen e Sanchez, ndërkohe që Man. City ka ofruar plot 35 milionë euro për shërbimet e tij, agjenti i mërkatos zi-kaltër, Marco Branca duket se e ka gjithçka në dorë në tratativat me Kilianin.
Inter ne këtë çështje mund të përfshije edhe mbrojtësin e dhëne borxh tek Cesena, Santon.
Ndërkohe që agjentet zi-kaltër duket se janë në tratavita për të sjelle në Milano edhe lojtarin e Portos, Fernando, e në krahun e majtë të repartit të mbrojtjës pëlqehet mjaft Criscito.
Monday, 23 May 2011 09:13