Tiranë – Trajeri i përfaqësueses së Bosnje Hercegovinës, Safet Sushiç, ka bërë të ditur listën e lojtarëve për ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian kundër Rumanisë dhe Shqipërisë. Sushiç ka publikuar listën pavarësisht faktit se pezullimi i Bosnjës mbetet ende në fuqi.
FIFA dhe UEFA kanë paralajmëruar se do të mbështesin propozimin për ndryshimin e Statutit të Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe premtuan se do të heqin masën e pezullimit, pasi Kuvendi i Federatës së Bosnjës do të miratojë ndryshimet e paralajmëruara.
Në rast se pezullimi do të hiqet, Bosnja do të luajë kundër Rumanisë, më 3 qershor në Bukuresht, ndërsa katër ditë më vonë do të presë Shqipërinë në Zenicë.
Lista e përfaqësueses boshnjake:
Portierë: Hasagiç, Sehiç, Avdukiç
Mbrojtës: Vranjes, Talon, Spahiç, Mravaç, Mjuxa, Subasiç, Besiç
Mesfushorë: Pjaniç, Salihoviç, Rahimiç, Misimoviç, Luliç, Medujanin, Shtiliç, Maletiç, Zeç
Sulmues: Xheko, Muslimoviç, Ibiseviç.
Sunday, 22 May 2011 20:52