Rezultati më i shpeshtë në historinë e Juventus-Napoli është 1-0, i verifikuar plot 12 herë gjatë përtalljeve mes këtyre skuadrave në Serie A.
Ja edhe lista e matchëinner-save: në 1938-1939 Defilippis; në 1946-1947 Piola; në 1956-1957 suedezi Hamrin; në 1963-1964 Miranda; në 1977-1978 Boninsegna. Vitin në vazhdim golashënuesi është Tardelli dhe vitin Scirea.
Në vitin 1990-1991 shënon Casiraghi; në 1993-1994 shënon ish-napoletani Ciro Ferrara pas një krosimi të Fortunato; në 1994-1995 shënon Ravanelli. Në dy kampinatet e drejtuar nga Ranieri, bardhezinjtë fitojnë me gola të Iaquinta në 2007-2008 dhe “Principino” Marchisio-s në 2008-2009.
Shumë lojtarë vijnë, por shumë lojtarë ikin. Eksodi veror po nis dhe në muajt në vijim të gjithë skuadrat e mëdha do të përshëndesin disa lojtarë të mëdhenj.
E nisim me kampionët e Italisë të cilët përshëndesin pas 10 vjetësh Andrea Pirlo-n, i destinuar tek Juventus. Por në Via Turati, po bëjnë gati valixhet edhe Seedorf dhe Cassano.
Mes Qershorit dhe Gushtit edhe kampionët e botës bëhen gati të ndërrojnë fytyrë. Inter kërkon të kapitalizojë për të blerë lojtarë të rinj. Flitet për largim të mundshëm të Sneijder, Julio Cesar, Maicon dhe Milito.
Revolucioni i radhës edhe në Corso Galileo Ferraris ku drejtuesit po përgatiten të krijojnë një dream team. Të sakrifikuarit mund të jenë Buffon( edhe pse së fundmi është shprehur dëshira për të qëndruar), Felipe Melo, Amauri dhe Iaquinta. Paratë e këtyre lojtarëve do t’i shtohen buxhetit prej 120 mln euro për të sjellë kampionë të afirmuar.
Sunday, 22 May 2011 09:53