Federata e futbollit anglez (FA) ka paralajmëruar sulmuesin e Manchester United, Wayne Rooney për shkak të sjelljeve të tija.
Ky është një paralajmërim ndaj sulmuesit pasi Rooney para disa ditësh kishte kërcënuar një tifoz duke i shkruar në Twitter se ai “Do ta ve në gjum për 10 sekonda.”
Për këtë ka reaguar edhe trajneri i Mancheter United, Sir Alex Ferguson i cili e ka këshilluar që më mirë të shkojë në bibliotekë se sa në Twitter.
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, beson se rinovimi i Wayne Rooneyt ishte shtytja kryesore për ekipin drejt sukseseve të mëdha këtë sezon.
“Qëndrimi i Rooneyt ishte një pjesë e madhe e asaj që kemi arritur këtë sezon. Ekzistoi një sens i çlirimit te lojtarët, tifozët dhe të gjithë. Rooney është një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ta kemi atë në ekip është bonus”.
“Unë kam biseduar me të para largimit. E kam bërë me një kapelë të Manchester United dhe ia kam sqaruar arsyet pse duhet të qëndrojë. Nëse do të ishte larguar, atëherë hapësira do të ishte shumë e madhe. Nuk them se do të ishte i pa zëvendësueshëm, pasi menaxheri gjithmonë gjen opsione, por Rooney është lojtar i madh”, ka thënë Rio.
Sunday, 22 May 2011 01:46