Real Madridi ka shënuar fitore të thellë prej 8-1 kundër Almerias në javën e fundit të Kampionatit spanjoll.
Porsa filloi takimi (4’), pas një kombinimi të Kaka dhe Sergio Ramos, Cristiano Ronaldo e shënoi golin 39-të këtë sezon në La Liga duke thyer kështu rekordin që e arriti një javë më parë.
Emmanuel Adebayor dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Mesut Oezil (31’), ndërsa Kalu Uche shënoi golin e nderit për mysafirët (33’) dhe vendosi rezultatin përfundimtar të gjysmës së parë.
Në minutat e para të pjesës së dytë (48’), Karim Benzema shënoi golin e tretë të Mbretërve, ndërsa Emmanuel Adebayor ishte realizues i golit të katërt (52’). Në të dyja rastet asistoi Ronaldo.
Portugezi bëri asistimin e tretë në këtë takim për golin e dytë të Benzemas në këtë ndeshje (63’), ndërsa dhjetë minuta më pas, Adebayor kompletoi het-trikun e tij (73’).
Cristiano Ronaldo shënoi edhe golin e 40-të në La Liga këtë sezon (76’), ndërsa Joselu vendosi rezultatin përfundimtar (87’).
Real Madridi këtë sezon duhet të kënaqet vetëm me titullin e Kupës së Mbretit, përderisa titulli i kampionit të Spanjës i takon Barcelonës, e cila po ashtu i eliminoi Los Blancos edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Cristiano Ronaldo është tepër i lumtur që ka thyer rekordin si golashënues më i mirë në La Liga duke shtuar se ky rekord është për të gjithë.
Ronaldo në ndeshjen e fundit të klubit të tij shënoi dy gola duke e quar kështu në 40-të numrin e golave të tij të shënuara në këtë sezon dhe duke u futur kështu në histori të La Ligas si golashënuesi më i mirë në këtë garë për një sezon.
“Unë jam bujar me miqtë e mi sepse ata janë me mua. Kjo është një lojë kolektive. Unë falënderoj këto 40-të gola të cilët janë për klubin, fansat dhe për çdokë tjetër”, tha Ronaldo i lumtur pas takimit.
Adebayor pas përfundimit te ndeshjes se fundit ne La Liga , ka deklaruar se është shumë i lumtur për hat-trikun e par ne fanellën e Real Madridit
“Jam i lumtur pasi shënova tri here , nuk e kam arritur ketë gjë ne Real Madrid dhe është një privilegj , janë bashkë lojtaret e mi te cilët arrin te me nxjerrin përball portës”
“Shpresoj qe te qëndroj sa me gjatë këtu , nuk kam biseduar ende me askënd” përfundoi Adebayor
Jerzy Dudek nderohet nga lojtarët e Real Madridit gjatë zëvendësimit të tij me Jesus.
Dudek luajti ndeshjen e fundit me Realin sonte kundër Almeria-s.
Sunday, 22 May 2011 01:41