Edhe pse me mungesa, Barcelona ka arritur të fitojë ndaj Malagas me rezultatin 1-3.
Pjesa e parë ishte shumë e qetë për ëe dy ekipet. Kishte shumë pak shanse për të shënuar. Mungoj goli deri në minutën 31 .Ka qenë pikërisht Malaga e cila ka shënuar e para.
Autori i golit ishte Seba Fernandez,i cili përfitoj nga gabimi i mbrojtjes. Por gëzimi i tyre nuk zgjati shumë, pasi Bojan u pengua në zonën e tyre, dhe fitoj një 11 metërsh.
Ishte pikërisht kapiteni i skuadrës në këte ndeshje, Bojani i cili e ktheu lojën në barazim, duke e mbyllur kështu. Pra pjesa e parë, mbaroi me rezultatin 1-1. Në minutën e 76, ka qenë Ibrahim Afellay, i cili ka shënuar një super gol. Ai ka goditur portën jashtë zone, dhe ka arritur të kaloje Barcelonën ne avantazh.
Pas pak minutash vjen edhe goli i tretë. Dani Alves, kryen një goditje nga këndi, ku topi i tij gjen lojtarin e Barcelonës B, Marc Bartra. Ai hidhet në ajër, dhe e dërgon topin në qoshe të portës, ku edhe portieri e kishte të vështire ta ndalonte.
Siç është zakoni, ekipi i Malagas formoi një korridor dhe përshëndeti lojtaret e Barcelonës.
Ish-portieri i Barcelonës, dhe tani portieri i Malagas, u nderua pas ndeshjes, pasi ishte ndeshja e fundit në karrierën e tij! Sot, ai i dha lamtumirën futbollit.
Alves nuk do të luaje ndeshjen e parë, të fillimit të sezonit 2011-12, pasi ai e ka kaluar numrin e caktuar të kartonëve të verdhë.
Afellay, arrin të shënoje golin e parë për Barcelonën në La Liga, ai shënoi një gol të madh.
Saturday, 21 May 2011 20:37