Sllovaku Marek Hamsik po pëlqehet shumë nga Allegri dhe drejtuesit rossonerë mendojnë t’i bëjnë një surprizë trajnerit të tyre. La Gazzeta dello Sport ka raportuar se Hamsik ka nevojë për një përvojë të re dhe se është parë duke biseduar me De Laurentiis.
Galliani preferon që njëherë të mos intervenojë dhe të shikojë se çfarë do të bëjë Hamsik, pasi që duket se edhe ai dëshiron transferimin tek Milani. Megjithatë, ai kushton 30 milionë euro.
Ndërkohë edhe Ariedo Braida, drejtori sportiv i Milanit, ka garantuar se Clarence Seedorf nuk do të largohet. ”Clarence nuk do të largohet, ai është një kampion i madh dhe është shumë i lidhur me Milanin. Ne jemi pranë një marrëveshjeje të re”, përfundoi Braida.
Ndër objektivat e shumtë të Milanit është edhe holandezi Rafael Van der Vaart, i cili kushton 20 milionë euro.
Milani është duke pritur njëherë së çka do të ndodhë me Gattuson dhe po e monitoron situatën e Flaminit. Francezi i ardhur si transfer i lirë nga Arsenali, katër vite më parë, ka ende edhe një vit kontratë.
Nëse Milani nuk rinovon me të, atëherë rrezikon ta humbasë në janarin e ardhshëm pasi që në qershor mund t’i ikë falas.
Ai ka një vlerë prej 10 milionë eurosh. Flamini mund të shkojë në drejtim të Tottenhamit për të arritur Van der Vart, mirëpo nëse kjo nuk ndodhë, atëherë Milani mund ta fusë Emanuelsonin në tratativa për holandezin VdV.
Saturday, 21 May 2011 14:32