Me blerjet e reja për sezonin e ri, drejtuesit e Realit janë në kërkim të lojtarëve të tjerë, të cilët janë të nevojshëm për ekipin. Mourinho ëndërron të ketë në sulmin e tij dyshen Ronaldo-Aguero.
Mourinho iu ka kërkuar drejtuesve që të kontaktojnë me sulmuesin e Atletico Madridit dhe të arrijnë një marrëveshje me të. Një ide e Mourinhos është edhe shkëmbimi i Benzemas me Agueron.
Në anën tjetër, pasi e konfirmoi lajmin se nuk e dëshirojnë CR7, Manchester City po përpiqet të krijojë një ekip komplet të ri.
Manchester City është çmendur fare në këtë sezon, pasi ata kërkojnë që me çmime marramendëse të afrojnë në ekipet e tyre lojtarë të klasit botëror, siç janë Wesley Sneijder dhe Kaka.
Manchester City pasi a ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, është duke menduar për afrimin e disa lojtarëve kyç për ekipin.
Mancini është i gatshëm të mundë Chelsean për shërbimet e Kaka’s, pasi edhe ata ndodhen në bisedime për yllin brazilian.
Gjithashtu, Mancini po mendon për një shkëmbim ndërmjet Tevez dhe Sneijder, në qoftë se Interi nuk pranon ta transferojë yllin e tij tek City për një shumë të caktuar parashë.
Saturday, 21 May 2011 13:55