Siç thuhet në Spanjë, Giuseppe Rossi sulmuesi i ri dhe i talentuar i Vilareal është shumë pranë kalimit të tij tek Barcelona, njëherësh thuhet edhe se vetë lojtari ka arritur mirëkuptim me drejtuesit e Barcelonës për transferim dhe tani mbetet vetëm edhe drejtuesit e Villareal të caktojnë çmimin e transferimit.
Sipas “Cadena Ser” kontrata e tij do jetë 4-vjeçare dhe përafërsisht çmimi sillet tek 30 milionë euro, por kjo shifër mund të ulet edhe më shumë pasi ka gjasa që një lojtar i Barcelonës të përfshihet në këtë ofertë.
Mbetet të shihet në ditët në vijim se si do të rrjedhin ngjarjet rreth kësaj, por siç duket deri tash, Rossi mund të quhet transferimi i parë i Barcelonës për sezonën tjetër.
Barcelona dhe portieri i Lanus, Esteban Andrada, po ofrohen edhe më shumë. Siç është konfirmuar nga një zëdhënës i klubit argjentinas, në ditët e fundit Barcelona dhe Lanus kanë pasur kontakte pozitive për portierin e ri.
Edhe çmimi është bërë i ditur, Barcelona jep rreth 2 milionë euro për të, edhe pse për Lanus nuk janë të mjaftueshme. Por, një gjë është e sigurt, që Barcelona nuk do të paguajë më shumë se 3 milionë euro për portierin.
Lanus ka kërkuar rritje çmimi për Andrada, duke i kërkuar Barcelonës 4 milionë euro, por kjo gjë është e pamundur për Barcelonën.
Nëse portieri kalon tek Barcelona, atëherë sezonin e ardhshëm do te luaje për Barcelonën B, dhe pas një viti me Barcelonën B do të kalojë me ekipin e parë, pasi Pinto do të largohët. FC Barcelona, shpreson që ta transferoje Esteban Andrada, pas finalës së Wembley-t.
Saturday, 21 May 2011 13:07