Kenny Dalglish thotë se ai është i kënaqur me mbështetjen financiare nga Fenway Sport Group dhe posaçërisht me pronarin kryesor John Henry.
Kenny Dalglish ka deklaruar se ai e ka mbështetjen financiare nga pronarët e klubit dhe ata (pronarët) janë të gatshëm të bëjnë shpenzime në afatin veror.
Menaxheri i Liverpoolit, së bashku me drejtorin për strategji të futbollit, Comollin, janë duke e hartuar një plan për transferimet që synojnë t’i bëjnë gjatë afatit të janarit.
Fenway Sport Group kanë premtuar se klubi i tyre do të jetë konkurrues që të transferoj lojtar.
Liverpooli po shqyrton edhe mundësin e transferimit të talentit Skocez James McCarthy mirëpo do të përballet me një konkurrencë të fortë nga klubi londinez, Chelsea.
Menaxheri i Liverpoolit Kenny Dalglish ka shprehur interesimin e tij për Skocezin pasi që McCarthy ka treguar cilësi të mira me klubin e Wiganit.
Liverpooli do ta ketë të vështir transferimin e skocezit pasi që pronari i Chelsea-it Roman Abramoviq e dëshiron atë në klubin e tij.
Liverpooli dhe Chelsea do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin për 20 milion funte.
Një burim tjetër nga Anglia raporton se Liverpooli do ta transferojë James McCarthyn për vetëm 6.5 milionë funte.
Saturday, 21 May 2011 12:55