Ish-mesfushori i Barcelonës, Michael Laudrup beson se Barcelona e Lionel Messit është më e mirë sesa “Dream Team” i tij.
Ish-lojtari i Barcelonës Michael Laudrup beson se skuadra e tanishme e Barcelonës është më e mirë se skuadra e Johan Cruyff, që njihet si “Dream Team” apo “Ekipi i Ëndrrave”.
Duke folur për Marca.com, ish-mesfushori i Danimarkës i krahason dy skuadrat e tanishme dhe atë të “Dream Team”. Laudrup së bashku me Ronald Koeman dhe Hristo Stoichkov, ishin pjesë e skuadrës që fitoi finalen e Wembleyt kundër Sampdorias në vitin 1992.
“Dream Team nuk u formua nga nënshkrimi i katër nga 10 lojtarët më të mirë në botë. Ne ishim futbollistët e mirë dhe së bashku bëmë një ekip shumë të mirë. Nuk kishte cilësi atje, por kemi pasur për të ndërtuar një ekip të mirë,” tha ai.
“Ekipi i sotëm dhe gjithashtu ekipi i Frank Rijkaard ka cilësi shumë të veçanta dhe që mund t’ju jap më shumë opcione. Qarkullimi i topit është i rëndësishëm.”
“Kjo skuadër ka Lionel Messin i cili është më i miri aty, por ata kanë edhe Andres Iniestën, Xavi Hernandez, Pedro Rodriguez, David Villa dhe Daniel Alves.”
“Cruyff ka përcaktuar një filozofi dhe një stil se si na u desh të luajmë. Nëse Guardiola lë skuadrën, ose Puyol, apo kushdo do tjetër, të tjerët do të vijnë në këtë linjë dhe do të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën lojë.”
Saturday, 21 May 2011 08:34