Gjatë një interviste për emisionin “Zona Mista” në InterChannel, gazetari Roberto Monzani është ndalur të flasë për holandezin Sneijder dhe brazilianin Coutinho.
”Lexoj shumë se Sneijder mund të largohet nga Interi në merkaton e verës. Këto janë vetëm shpikje dhe hipoteza të gazetareve, Inter do t’i mbajë emrat e mëdhenj, pasi politika e klubit bazohet tek lojtaret e rinj .Coutinho vjen nga një sezon i vështirë, por një ditë do të jetë fundamental”.
”Braziliani punon mjaft mirë në seancat stërvitore dhe duhet të rikujtojmë se ai është vetëm 19-vjeç. Sanchez? Emri i sulmuesit kilian është përfolur shumë tek Inter, në fakt ai posedon talent shumë të madh dhe në praktikë e luan rolin e Bibianyt, por kiliani në Inter sigurisht se do të bënte më shumë se Bibiany”.
Edhe Adriano Galliani, drejtori i përgjithshëm i Milanit, deklaroi se nuk do të ketë vrazhdësi mes rossonerëve dhe Interit në merkato, ku së fundi është folur për një luftë për Kevin-Prince Boateng: “Unë nuk mendoj se Interi do të bëhet i pasjellshëm, ne nuk do të dëshironim që ata të futen në negociatat mes nesh dhe Preciziosit për transferimin e Boatengut”.
Ndërsa sulmuesi italian i cili aktualisht aktivizohet për skuadrën e Villareal, Giuseppe Rossi, është ndalur të komentojë fjalët e fundit të presidentit Massimo Moratti, i cili e ka lavdëruar atë gjatë një interviste të dhënë ditë më parë:
”Është mirë kur një president si Moratti flet mirë për ty, dhe emri im ka qenë i lidhur me skuadra të mëdha. Por tani unë kam një kontratë me Villarealin. Në futboll asnjëherë nuk mund të thuash se cila do të jetë e ardhmja”.
Gazetari i SS24 Matteo Barzaghi nga Apino Gentile jep lajmet e fundit në shtëpinë zikaltër: “Julio Cesar dhe Sneijder? ”Në këtë pikë mendoj se braziliani nuk do të paraqitet të dielën, për shkak të një lëndimi, ndërsa Sneijder mbetet për t’u vlerësuar. Merkato? ”Inter tani është i fokusuar vetëm në Kupën e Italisë ndaj Palermos. Pas kësaj Inter do të hidhet në sulm në merkato ku emerat më të lakuar janë Sanchez dhe Carlos Tevez.
Saturday, 21 May 2011 08:32