Jam takuar me Walter Sabatinin, e konfirmoj. Me vjen mirë që puna ime pëlqehet dhe që një skuadër si Roma më kërkon. Ishte një takim i dobishëm, për të kuptuar se si e shikoj unë futbollin”.
“Çfarë mund të sjell unë në një skuadër si Roma? Kam praktikuar gjithmonë një futboll cilësor, duke zhvilluar shumë konceptin e grupit. Nuk ka shumë rëndësi modeli taktik, sesa mënyra se si e praktikon atë. Tifozët e Romës janë skeptikë? Trajnerë të tjerë në të kaluarën nuk kanë dalë nga hiçi, ishte puna e mëparshme që i shpërbleu dhe fituan frytet. Me Sabatinin do të takohem sërish javën e ardhshme, pasi të kem folur edhe me drejtuesit e Chievos. Por, takimi i sotshëm ishte pozitiv. Jam i kënaqur që jam kontaktuar nga Roma.”
Gjithashtu “Sun”, njofton se Roma ka një ide të re për mbrojtjen, Philippe Senderos.
Udhëheqësit ishin të bindur se ata mund ta merrnin zviceranin më herët, i cili është i sapokthyer nga lëndimi, nga një sezon i tmerrshëm me Fulhamin, pothuajse nuk ishte kurrë në dispozicion, pas një dëmtimi. Në ditët e ardhshme giallorosët do të jenë në Angli.
Për lojtarin do të ishte një kthim në Serie A, pasi ai më parë ishte edhe pjesë e rossonerëve.
Ndërsa eksperti i merkatos, Gianluca DI Marzio, përmes faqes së tij zyrtare ka zbuluar një sfond të ri mbi të ardhmen e Davide Santonit, për të cilin interesim ka shfaqur Roma: ”Walter Sabatani ka udhëtuar drejt Amerikës Jugore për të ndjekur disa emra të rinj si Lamella, Galeano, Leandro dhe të tjerë.
Në Itaili në anën tjetër në mendjen e gjallorosëve është Davide Santon, i cili në fund të sezonit do të rikthehet tek Interi, pas huazimit tek Cesena. Santon pëlqehet shumë nga Sabatini dhe kontaktet e para tashmë janë inicuar.
Saturday, 21 May 2011 08:31