Aston Villa raportohet se është gati ta shesë Ashley Youngun në Liverpool ose në Man Utd në këtë verë.
Sipas “Metro”, Villa është e gatshme të hap rrugën për largimin e Youngut në fund të sezonit, pasi ata pranuan se ai nuk do të nënshkruajë kontratë të re.
Anësori anglez ka vetëm edhe një vit në kontratën e tanishme, kështu që Villa është duke u përgatitur që të fitojë para nga 25-vjeçari tani, sepse mund ta humbasin atë pa asnjë cent në qershorin e viti 2012.
Ishte raportuar nga “The Guardian” javën e kaluar se pronarët e Liverpoolit, FSG, janë gjithnjë e më të sigurt se do të arrijnë marrëveshje prej 15 milionë funtesh me mesfushorin dhe Anfield tani duket të jetë destinacioni më i mundeshëm i Young-ut, por nuk përjashtohet as Old Trafford.
Liverpooli ka disa muaj që është lidhur me ish- anëtarin e Ëatfordit dhe Damien Comolli e ka monitoruar nga afër lojtarin dhe paraqitjet e tij me interes të madh.
Drejtori i Strategjisë së Futbollit të Livepoolit, më parë ka deklaruar se “Reds” ndoshta do të transferojnë Youngun dhe tani duket se Liverpool në fund të sezonit do ta realizojë dëshirën e kahmotshme, transferimin e tij në Anfield.
Saturday, 21 May 2011 08:22