Petersen në Bayern, kaloi tri liga për 18 muaj
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Bayern Mynchen mundohet ehe për Falcaon. Mendohet se sulmuesi është përcjellë shumë herë nga Bayerni.
Gazeta portugeze, “A Bola”, raporton që një informator i Bayernit, Wolfgang Grobe, e ka përcjellë me interes sulmuesin. Po ashtu, në gazetën britanike “The Guardian” mund të lexohet për një interesin të Bayernit.
Falcao mohon: “Unë i kam me Porton edhe dy vite kontratë dhe jam këtu shumë i lumtur. Klubi ka dëshirë të më mbajë dhe unë dua që vitin e ardhshëm të luaj në Ligën e Kampionëve me Porton që t’i bëj ëndrrat e mia realitet.
Gjithashtu, Bayern ka firmosur më shumë se me një sulmues nga Liga e Dytë Gjermane.
Lëvizja më e madhe e javës në merkato, që lidhet me gjigandët bavarezë, ishte pa dyshim transferimi i Hamit Altintop tek Real Madrid. Por, mbase pak më pak e çuditshme ishte konfirmimi i blerjes se sulmuesit Nils Petersen nga Energie Cottbus.
Bayern nuk është ekip që gërmon në Ligen e Dytë për talentë, por Petersen ka bërë një përjashtim.
1.89 i gjatë, karakteristikat fizike të tij flasin për një sulmues tipik zonal. Ai shënoi 25 gola këtë sezon, një shifër që është shumë më e lartë nga ndjekësit e tij.
Petersen është me shumë se një sulmues goli.
Sipas korrespondentit të Goal.com/Germany, Torsten Pauly, Petersen ka shumë tipare të ngjashme me sulmuesin e kombëtares së Gjermane Andre Schurrle.
Ai nuk është vetëm i gjatë, por shumë i shpejtë, i fuqishëm dhe i lëvizshëm. Për të plotësuar aftësitë e tij fizike, 22-vjeçari ka aftësi teknike të shkëlqyera, sidomos duke i krahasuar me fizikun. Në të vërtete, janë këto aftësi që e veçojnë nga shumë sulmues të tjerë.
Kur e merr topin, Petersen nuk shikon vetëm të shënojë, por dhe të asistojë. Për një sulmues qendre, djaloshi është shumë bujar, duke dhënë 7 asiste, që kompletojnë rekordin impresiv të golave të shënuar.
Në fakt, disa herë bujaria e tij është dhe faj, pasi ai pason topin tek një shok i lirë edhe kur ka mundësi të mirë shënimi. Kur Petersen është tek porta, ai është një shënues i pamëshirshëm.
Përpara firmosjes, Petersen u zotua që nuk do të ishte thjesht sulmuesi i tretë ose i katërt. Dhe, sipas tij, ai do të ketë shumë mundësi sezonin tjetër. Në shikim të parë, mbërritja e tij jep një mbështetje për Gomez. Me një Miroslav Klose shumë afër largimit, dhe Oliq që i ka kaluar të 30-tat dhe që kthehet nga një dëmtim serioz në gju, Bayerni kishte nevojë për një zëvendësues të besueshëm të Gomezit. Tek Petersen ata kanë gjetur një sulmues serial.
Përveç të qenit një zëvendësues i Gomezit, Petersen do të shërbejë si mbulim dhe për Robben dhe Ribery. I riu nuk luan në krah, por mund të luajë mjaft mirë në sulm se bashku me Gomezin. Me blerjen e Petersenit, Bayerni ka zgjidhur dy probleme mënjeherë: ata kanë shtuar thellësi në sulm dhe kanë gjetur një zëvendësues për Rib & Rob dhe e gjitha kjo vetëm për 2.8 milion euro.
Është e rëndësishme të nënvizohet që Petersen është akoma një lojtar në zhvillim e sipër dhe mund të kishte përfituar më shumë sikur të kishte kaluar një sezon në Bundesligën e parë përpara transferimit tek Bayern. Progresi i tij ka qenë i madh gjithsesi. Në dhjetor 2008 ai luante në Ligën e Tretë Gjermane, dhe 18 muaj më vonë ai është gati për një fazë shumë më të madhe sesa që Cottbus imund t’ia ofrojë.
Champions League mund të jetë një kërcim në këtë fazë të karrierës së tij, por Petersen ka akoma potencial të pashfaqur, dhe brenda 3 viteve do të ketë padyshim mundësinë të bëhet një emër i njohur.
Në ditën e firmosjes, Petersen dha një deklarate me synim: “Mezi jam duke e pritur sezonin tjetër dhe kam plane të mëdha”.
Saturday, 21 May 2011 08:20