Si i përjetoni kujtimet që keni marr nga Champions League?
Champions League është një garë shumë e veçante, shumë e bukur, e cila të jep gjithmonë një fitim. Edhe për tifozët është një garë e veçantë. Unë gjithmonë e kam shijuar ketë garë, dhe unë ndjehem shumë i lumtur që e kam fituar dy herë.
E mbani mend finalen e Wembley-t, në vitin 1992?
Unë nuk e mbaj mend mirë, sepse isha vetëm 8 vjeç. Por më kujtohen festimet e tifozëve të Barcelonës. Ata po festonin kupën e parë Evropiane.
Ç’fare të pëlqeu tek ai ekip i 1992?
Në atë ekip me pëlqenin shumë, dy lojtaret qe ishin idhujt e mi: Guardiola dhe Laudrup. Unë i kam shikuar shumë ata të dy, dhe tek ata lojtar kam shikuar të ardhmën time.
Tani ekipi është bere më i fort se ai i 1992?
Këta janë kohë të ndryshme, dhe ekipe të ndryshme. Ne mundohemi të japim maksimumin për këtë ekip. Barcelona është e kompletuar në çdo aspekt, dhe çdo vit ne po fitojmë tituj. Ne nuk kemi mbetur prapa, kemi kërkuar mënyra të reja për të luajtur, stil të ri, variante të reja. Sekreti i Barcelonës, është se prestaret e saj, janë përpjekur që të përmirësohen çdo vit.
Ju jeni 27 vjeç, dhe keni luajtur 70 ndeshje në Ligën e Kampionëve. Ju kujtohet debutimi juaj i parë?
Natyrisht që po. Në fushën e Bryzhe ishte debutimi im i parë në Champions League. Unë kam qenë shumë i emocionuar atë ditë, sepse kjo ishte ëndrra ime, që u realizua. Ishte një ditë shumë e lumtur për mua.
Ju keni shënuar 6 gola në Champions League. Goli më i rëndësishëm është shënuar në Londër ndaj Chelseas. Vazhdon ta kujtosh golin e mrekullueshëm që e shënove ne Stamford Bridge?
Po. Unë e mendoj gjithmonë atë gol. Për momentin ai gol ishte kujtimi i te gjithëve, sepse ne gjendeshim ne një situate te ndërlikuar. Nuk e harroj atë moment.
Mendoni se ky gol, ka bërë disa njerëz që të mendojnë se ju jeni lojtari me i mirë në botë?
Personalisht, unë kurrë nuk e mendoj ketë gjë. Unë mendoj se stili im i lojës mbetet i njëjtë si përpara lojës me Chelsean, dhe si pas lojës kundër tyre. Unë përpiqem të përmirësoj lojën time çdo vit. Cilësitë e Andres Iniestes nuk ndryshojnë nga një gol, ose nga një gjë tjetër. Ndryshimi im shikohet vetëm kur disa njerëz të binden se Andres Iniesta çdo ditë po forcohet si lojtar.
Në finalen e Romës, kishit shumë mungesa? Si i përjetuat ato momente?
Unë nuk isha 100% në formë,por isha i kënaqur që shkova në atë finale, për të ndihmuar ekipin, që të fitoje Champions Leaguen. Më në fund, e gjithë puna që bëmë, mori një shpërblim.
Atëherë morët një shpërblim ndaj Manchesterit! Do ta fitoni edhe ketë vit Champions Leaguen kundër këtij ekipi?
Ndoshta po. Unë e dua ketë ekip, i dua te gjithë shokët e mi. Dua ta përsëris edhe njëherë që ky klub dhe futbolli është jeta ime.
Keni shënuar 9 gola ketë sezon. Tani keni më shumë besim në vetë?
Për mua, ky është sezoni më i mirë në karrierën time. Unë ndjehem më i shpejt, më i fort fizikisht, dhe këto gjera me japin besim të madh në vete.
Në futboll ju keni bere shumë ndeshje. A mund te jete finalja e 28 maj, ndeshja më e bukur në karrierën tende?
Ndoshta. Unë për një gjë jam i bindur. Se të dy ekipet janë të fituara tashmë, sepse kanë arritur në finale. Ne jemi dy ekipe që luajmë futboll të bukur. Ata kanë luajtur mirë në kampionatin e tyre, gjithashtu edhe në Champions League. Në vitet e fundit ata kanë ecur shumë në këtë garë. Do te jete një finale e bukur.
Barcelona është më e mirë se ajo e 2009?
Po. Çdo ekip dëshiron të ecë përpara dhe të përmirësohet sa më shumë. Unë mendoj se ne i kemi bërë gjerat mirë. Ne jemi përmirësuar shumë.
Dihet se me datën e 28 maj, Barcelona do ti qëndrojë besnik stilit te saj?
Çdo lojë është e ndryshme, por është e vërtetë që Barcelona nuk e ndryshon kurrë stilin e saj. Ne do të luajmë si gjithmonë: Te marrim topin, të krijojmë shanse, dhe të përpiqemi ti vlerësojmë këto shanse. Man.Utd është një ekip më i mirë se i 2009, ju po e shikoni se si po luan tani. Do të jetë një lojë e madhe. Manchester është një ekip i madh
Lojtaret e Manchesterit thonë : Ne jemi më të fortë pa Tevez dhe C.Ronaldon?
Po, por edhe ne jemi shumë më të fortë. Lojtaret e tyre kanë ndryshuar, ndoshta edhe lojtaret më të mirë i kanë ikur. Por dua të theksoj se çdo lojtar merr rol të rëndësishëm në ekip.
Ç’fare ju pëlqen më shumë tek Manchester United?
Gjithçka. Është një ekip i kompletuar. Mbrojnë shumë mirë, kanë lojtar shumë të shpejtë, i përdorin shumë mirë kundër-sulmet. Ata arrijnë gjithçka me punë. Ata kanë një ekip të madh, dhe kur ke kundër një ekip si Manchester United, çdo rezultat është i pranueshëm.
Giggs dhe Scholes?
Ata janë legjenda. Kanë luajtur ndeshje aq shumë, sa nuk mbahen mend, kanë fituar tituj, dhe tregojnë në çdo ndeshje, që ata janë profesionistë të mëdhenj. Janë shembuj për lojtaret e rinj, duhet të marrin mësime nga ata.
Shumë njerëz të imagjinojnë ty, duke shënuar në finalen e 28 majit?
Sinqerisht, unë kurrë nuk e mendoj këtë gjë. Kam shënuar kundër Chelsea dhe në finalen e kupës se botës, por kurrë nuk mendoj se do të shënoj përpara një ndeshje. Njerëzit presin që të shënoj unë, por jo gjithmonë mund të ndodhë. E vetmja gjë që më duhet, është që ekipi të fitojë. Nuk më intereson nëse unë shënoj apo jo.
Friday, 20 May 2011 13:26