Julio Salinas, sulmuesi i FC Barcelona në Wembley, kujton se ai nuk e kishte pritur për të luajtur në finalen e vitit 1991. “Unë nuk po luaja shumë”, shpjegoi ai dhe theksoi rëndësinë e ndeshjes në Kaiserslautern.
Edhe pse ai ishte në dyshim për lojë deri në momentin e fundit, Albert Ferrer ishte një nga 11 lojtarët që u paraqit mbi fushën e Wembleyt, më 20 maj 1991 dhe ai ishte i ngarkuar me: “Njëri i shënon Manicinit, të gjithë në fushë.”
Albert Ferrer ka qenë lojtar i Barcelones në finalen e Wembleyt (1991), kundër Sampdorias. Ai e konsideron finalen 1991 si një gjë të madhe.
Të gjithë kanë shikuar diçka të veçantë. Ne përjetuam shumë emocione në finalëen e Champions Leagues kundër Sampdorias.
Ishte diçka emocionale, kur dëgjoheshin tifozët e Barcelonës duke kënduar këngën e Freddy Mercury dhe Montserrat Caballe, kënga me titullin “BARCELONA”.
Unë kurrë nuk do t’i harroj fjalët që na tha Johan Cruyff, pas asaj finaleje. Ai na thoshte të gjithëve: “Ejani të festojmë”. Ai na jepte zemër të gjithëve. FC Barcelona gjithmonë ka vuajtur, por në fund mundohet që këtë vuajtje ta përfundojë me festë, tha ish-lojtari i Barcelonës, Albert Ferrer.
Ndërsa, trajneri i Përfaqësues Spanjolle, Vicente del Bosque, është duke kërkuar nga Barcelona ta mposhtë Manchester Unitedin në finalen e Champions League.
Përkundër lidhjeve me Real Madridin, Del Bosque shpreson që Barça të kurorëzohet me titullin Kampionët Evropianë.
“Nuk është lehtë ta dish se kush do të fitojë, Manchester apo Barça, por dua që Barcelona të jetë kampioni”.
“Ata kanë shumë lojtarë që na kanë ndihmuar neve të jemi kampionë bote dhe duhet të jemi falënderues.”
“Kundër Manchesterit do të bashkohemi të gjithë. Shpresoj që Barça të fitojë.”
Edhe Ranieri, që këtë vit ka qenë trajneri i Romës, por që rezultatet e dobëta e kanë detyruar atë që të japë dorëheqjen, e ka vizituar një stërvitje të Barcelonës dhe ka thënë:
“Finalen e Champions Leagues, preferoj që ta fitojë Barcelona. Është një ekip me lojtarë shumë të mirë, dhe me një trajner të madh, siç është Pep Guardiola.
Por, duhet te theksohet se edhe Manchester United ka lojtarë të mëdhenj dhe një trajner që di shumë rreth futbollit.
Unë doja të thoja, se Ferguson në vitet e fundit ka kopjuar disa gjëra tek futbolli italian dhe tani Manchester United nuk është skuadër tipike angleze, siç ka qenë në fillim.
Në finale unë dua që Barcelona të ngre trofeun e Champions Leagues. Për sa i përket kampionatit spanjoll, mund të them se La Ligan e ka fituar më e mira dhe ajo është Barcelona.
Guardiola ka bërë një punë të mirë me Barcelonën, sepse në futbollin e sotëm nuk është e lehtë të fitosh kampionatin tri herë radhazi dhe, sidomos, një kampionat kaq të fortë, siç është ai i Spanjës.
Edhe heroi i Spanjës, Andres Iniesta, e shikon ndeshjen kundër Manchester United, që do të luhet në Wembley më 28 maj, si një finale shumë të bukur, gjithashtu ai është edhe i kënaqur, për shokun e tij të ekipit Busquets, që nuk u dënua nga UEFA.
“Unë jam shumë i kënaqur që UEFA nuk e dënoi Sergion, sepse ai është një lojtar kyç i ekipit, dhe ne kemi shumë nevojë për të.”
Në finale e kemi Manchesterin, i cili është ekip shumë i mirë, me lojtarë të mëdhenj. Atyre iu pëlqen të luajnë futboll të bukur dhe kanë lojtarë të mirë si Scholes dhe Giggs.
Unë kam luajtur shumë ndeshje me Barcelonën, kam shënuar edhe gola të cilët e kanë ndihmuar ekipin tim, por në ndeshjen kundër Manchesterit njerëzit do të shikojnë një lojë shumë të bukur.
Një koment për lojtaret e ardhur, tani në fund? – Po, atëherë vazhdojmë, Mascherano mund të luajë në çdo pozicion dhe mund ta bëjë shumë mirë çdo rol, Adriano është shumë i shkathtë, Afellay ka shpejtësi, ndërsa Villa është një golashënues”.
Friday, 20 May 2011 10:04