Adriano Galliani, duke folur në një takim në Fondacionin e Milanit, foli për largimin e Pirlos: “Ne do përpiqemi të bëjmë mirë në Ligën e Kampionëve në vitin e ardhshëm. Për tri vjet rresht jemi duke hasur probleme në raundin e dytë, ne do të ecim përpara për t’u kthyer në nivelet e se kaluarës”.
“Përfundoi epoka e Pirlos?” – “Po, sepse çdo gjë që ka një fillim, ka edhe një fund. Unë me Pirlon kemi marrëdhënie të shkëlqyera, ne kurrë nuk do të jemi armiq. Trajneri ynë mendon se në frontin e mbrojtjes i duhet një lojtar i llojit tjetër dhe Pirlo nuk është me pjesë e projektimeve tona teknike, pra çështja është teknike dhe jo ekonomike. Megjithëkëtë ne jemi duke kërkuar një zëvendësim për vijën e parë të mesfushës, pas largimit të Andrea Pirlos. Emri i fundit që përflitet është ai i mesfushorit të talentuar, i cili tani është thirrur edhe nga Cesare Prandelli në kombëtare, edhe pse hyri mjaft vonë në futbollin e madh. Fjala është për Parolon e Cesenës. Massimo Ficcadenti ka njoftuar se Parolo mund të transferohet në Milan. Parolo është një lojtar i madh, ne kemi parë punën e tij të mirë”, ka thënë Galliani.
“Nese Asamoah është mesfushori që kërkojmë? Lojtari është pjesë e një klubi me të cilin ne jemi duke bërë luftë në Ligë, dhe kështu ne nuk mund të bëjmë treg me këtë klub, në këtë moment unë do të thoja se nuk mund ta marrim Asamoahn”, tha Galliani per SS, ku hapi rrugën që çon mesfushorin e Udineses dhe Ganës drejt Kampionëve të Italisë.
Urby: “Unë mendoj se do të qëndroj këtu dhe shpresoj të luajë më shumë, dhe të tregoj cilësitë e mia, të jap kontributin tim. E dini se në muajt e parë më është dashur të mësoj shumë gjëra, ndërsa tani unë mund të jap gjithçka nga vetja vitin e ardhshëm”, deklaroi Urby Emanuelson.
Mathieu Flamini jep një mesazh të qartë për Gallianin dhe klubin. Mesfushori francez mohoi largimin e mundshëm nga Milani në verë.
Ai tha për SS: “Unë këtu kam ardhur për të fituar tituj. Gjëja më e rëndësishmë tani është fitorja e këtij titulli. Për momentin jam i lumtur në Milan, ndërsa për pjesën tjetër ne do të mendojmë më vonë”.
Marco Amelia, në ngjarjen Dolce&Gabbana, foli për microfonat e SS, për të ardhmen e tij: ‘”Unë mendoj se do të qëndroj këtu, unë ende do të luaj në Milan. -Roma? Një ditë dëshiroj të kthehem në shtëpi dhe të luaj në fanellën e ekipit, me të cilin kam lindur dhe për të cilin bëj tifo, por aktualisht jam në klubin më të suksesshëm në botë dhe më të organizuar. Unë do të doja të qëndroja”.
Marcelo Simonian, agjenti i Pastores: “Pastore në treg? Të gjithë lojtarët në botë janë në treg dhe kanë një çmim, madje edhe gruaja ime”, qesh agjenti.
Në mesin e të vërtetave dhe shakave, agjenti Marcelo Simonian foli për klientin e tij, playmejkerin e Palermos, Havier Pastore.
“A jeni duke thënë se Pastore do të jetë 100% në Palermo?”. Ai u përgjigj mjaftë qartë, duke thënë: “Jo”.
James Petraila, agjenti i Diegos: “Me Milanin nuk kemi asgjë konkrete, sepse nuk kemi folur ende me rossonerët”.
“Lojtari tani gjendet në pushime dhe do të kthehet pas tri javësh. Ne do të takohemi me Wolsburg dhe do të shohim. Por e përsëris se nuk kemi pasur asnjë kontakt me Milanin”.
“Megjithatë, Diego nuk e mohon një kthim në itali. E është normale që do të donte të luajë në Itali, kujt nuk i pëlqen italia. Viti i kaluar në Juventus ishte një dështim, mirëpo çdo gjë në futboll mund të ndodhë ndonjëherë”, tha Petraila.
Friday, 20 May 2011 10:01