“Kam një kontratë dy vjeçare me Internacional dhe mendoj vetëm për këtë klub.”
Di që është një moment delikat për skuadrën verdhekuq, për sa i përket trajnerit, kam dëgjuar se do të jetë Ancelotti”, tha duke qeshur legjenda e Romës.
Ndërkohë Capello iu është kundërpërgjigjur thashethemeve për Baldinin: “Baldini? Me mua deri në fund të kualifikimit të Euro 2012. Me Baldinin kam një raport të mrekullueshëm, nëse ai vendosë do bëjë këtë zgjedhje, do vendosi në bazë të takimeve që do bëj. 100% do qëndroj me Anglinë, deri në fund të kualifikimeve”.
Roma e mendon si alternativë përfundimtare për bankinën e saj, në rast refuzimi të pretendentëve kryesorë, Walter Mazarrin dhe Gian Piero Gasperinin.
Gjithashtu, zyrtaret e rinj të klubit romak e kanë konfirmuar se me humbjen e vendit të katërt, Roma ndryshon planet e saj për merkaton.
Largohen rrugët që çonin drejt Pirlos, Montolivos dhe Kranjcar për repartin e mesfushës.
Tre janë emrat e rinj që lindin për një vend në mesfushën shkatërruese, duke qenë se drejtuesit po mundohen të mbajnë me çdo kusht Daliele De Rossin, edhe duke sakrifikuar Pizarron.
Gjithashtu, drejtori i ri sportiv i Romës, i sapozyrtarizuar, Walter Sabatini, ka fluturuar drejt Argjentinës për të filluar ndërtimin e Romes se re. Emrat qe frymezojnë dirigjentet e Romes janë gjashtë.
1. Sandro, 22 vjeç. Braziliani luan për Tottenhamin, lojtar i ri, i talentuar dhe i disiplinuar taktikisht.
2. Asamoah, është nga të preferuarit. 23-vjeçari luan për Udinesen, një shkatërrues mjaft i mirë dhe me prespektivë, një “alla Gatusso” që i kujton kundërshtarit të rri larg.
Një lojtar të tillë Roma nuk e ka pasur që nga koha e Damiano Tommasit, por ka një problem, kushton 20 milionë euro dhe me Udinesen mund të luaje në Champions.
3. Blaise Matuidi, 24 vjeç, luan për Saint Etien,.Makelele i ri quhet në Francë. Kushton shumç më pak se Asamoah, por nuk e ka atë eksperiencën në nivele të larta, edhe pse talenti i tij nuk diskutohet.
4. Leonel Galeano, mbrojtës i Internacional (1991), talent i pastër.
5. Erik Lamela, fantazisti i River Plate, 20-vjeçar.
6. Bomberi Denis Stracqualursi. 24-vjeçari që me Tigren është kthyer në një makinë goli.
Friday, 20 May 2011 09:57