Kapiteni Puyol dhe mbrojtësi Milito janë stërvitur përsëri jashtë grupit. Ndërkohe lojtarët e Barcelonës B, siç janë: Jonathan Dos Santos, Thiago, Bartra, Sergi Roberto, Oier dhe Mino kanë vazhduar stërvitjen me ekipin e parë.
Nga ana tjetër, çmendet UEFA e cila sot ka dërguar njerëzit për të kontrolluar përsëri lojtarët e Barcelonës.
Njerëzit e dërguar nga UEFA, kanë zgjedhur dhjetë lojtarë të Barcelonës që të kalojnë testet anti-doping.
Të zgjedhurit për testim ishin: Maxwell, Thiago, Sergio Busquets, Pedro, Milito, Pinto, Afellay, Abidal, Bojan dhe Iniesta.
Suarez: Barça më e mirë se United
Në anën tjetër Ish-lojtari i Barcelonës dhe legjenda e Barcelonës, ai që fitoi topin e artë në vitin 1960, Luis Suarez vizitoi stërvitjen e Barcelonës sot. Ai tha disa fjale për ketë ekip, gjithashtu foli edhe për finalen kundër Manchester United.
FC Barcelona Vs Manchester United? Ne këto loja nuk i dihet, por unë e di që Barcelona do të fitoje, sepse është një ekip më i mirë se Manchester United. Unë mendoj se do të jetë një finale e bukur, mes dy ekipeve qe luajnë një futboll shumë të mirë, me stile te ndryshme. Do të jetë një ndeshje e vështire, por unë mendoj se Barcelona del e fituar. tha ai
Gjithashtu sipas gazetës Katalane Sport, FC Barcelona ka arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën me Sergi Gomez, Cristian Tello dhe Oriol Rosell. Rinovimi i kontratës së Sergi Roberto dhe Martin Montoya janë në rrugë shumë të mirë.
Siç është lajmëruar Barcelona ka arritur të nënshkruaj kontratë me dy lojtarët e Juvenil A, Sergi Gomez dhe Oriol Rosell, dhe me lojtarin e Barcelona B, Cristian Tello.
Oriol Rosell mund të luaj për Barcelona B sezonin e ardhshëm. Përveç këtyre tre lojtarëve në rrugë të mirë për të nënshkruar janë edhe Sergi Roberto dhe Martin Montoya.
dhe Martin Montoya.
Thursday, 19 May 2011 17:21