FC Barcelona po kërkon një sulmues për të forcuar ekipin. Kandidatët kryesorë për të forcuar sulmin e Barcelonës janë: Rossi, Alexis Sanchez, Neymar dhe Forlan. Por, sulmuesit janë me çmime të ndryshme, dhe drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, tha se ka mundësi të marrë një sulmues te ri, me një çmim të arsyeshëm.
Një nga më të favorizuarit është Leandro Damiao. Ai është 22 vjeç dhe luan për SC Internacional Porto Alegre.
Sulmuesi e përdorë topin shumë mirë, dhe lëviz shumë mirë drejt zonës. Ai e ka stilin e njëjtë me lojën e Barcelonës.
Gjatë merkatos së dimrit, Mallorca tentoi ta marrë në ekip sulmuesin, por nuk ia arriti. Gjithashtu, edhe tani, ka ekipe që janë interesuar për të: Tottenham, Juventus dhe Benfica, e që të gjitha janë gati të japin 15-20 milionë euro për të.
Barcelona dëshiron që në këtë merkato vere të forcojë tri pozicione të ekipit: qendrën e mbrojtjes, mesfushën dhe sulmin.
Ne sulm jane lojtarët e sipërpërmendur, ndërsa të gjithë mendojnë se përforcimi i mesfushës mund të jetë Cesc Fabregas, por këta zëra nuk janë të vërtetë. Pra, Cesc Fabregas nuk është në planet e Barcelonës, sepse shuma që kërkon Arsneali për të, 45-50 milionë euro, është shumë e lartë për ekipin.
Nuk ka mbetur pa komentuar edhe presidenti legjendar i FC Barcelonës, Laporta, i cili dje ka mbajtur një konference për shtyp, ku tha: “Unë mendoj se Leo Messi është lojtari më i mirë në histori të futbollit. Ai është njëri ndër ata lojtarët që mund t’i shohësh njëherë në 50 vite. Për mua, ai është një miks në mes të Cruyff dhe Maradona.
Ndërkohë Messi foli rreth finales së Ligës së Kampionëve: “Unë mendoj se finalja ndaj Man Utd është si një ëndërr. Manchester do të bëjë lojën e tij dhe unë jam i bindur që do të behët një ndeshje e shkëlqyer. Unë kurrë nuk kam shënuar në Angli? Vërtetë? Më lini të mendoj, po po keni të drejtë, por kurrë nuk e kam menduar këtë gjë. Duhet të jetë rastësi.
Edhe superylli i Manchester United, Nani, ka thënë se ai nuk është duke menduar për Lionel Messin, para finales së Ligës së Kampionëve, duke shtuar se nuk mendon se do të ndodhë e njëjta gjë që ndodhi në finalen e vitit 2009.
“Ishte një sezon i mirë për ne. Unë jam shumë i lumtur që United fitoi titullin e 19-të në Premier League. Tani ne jemi duke menduar për finalen e Ligës së Kampionëve. Unë nuk dua të njëjtën gjë që ndodhi në vitin 2009, atëherë kur humbëm kundër Barcelonës”.
“Unë nuk jam duke menduar për Lionel Messin. Unë nuk mendoj se ka diçka speciale për të cilën duhet të brengosemi kundër Barcelonës. Ne do të mundohemi të japim më të mirën”, tha Nani.
Thursday, 19 May 2011 14:43