Është e qartë se tregu rossoner do të përqendrohet në përforcimin e mesfushës, dhe çdo ditë po shtohen emra të rinj të cilët mund të transferohen në Milanello.
Shumë njerëz mendojnë dhe shpresojnë tek transferimi i Fabregasit, por kostoja e tij e lartë, rreth 40 milionë euro, mund të bëjë që rossoneret të mos e përballojnë ketë çmim.
Ideja e re nuk është larg nga Fabregas, ai gjendet në Londër ashtu si spanjolli, dhe emri i tij është Van der Vart. Thashethemet që thonë se Raiola gjendet në Londër, ndoshta nuk kanë të bëjnë me tregtinë me Arsenalin, por me Tottenhamin, aty ku gjendet edhe objektivi tjetër i quajtur Sandro. Porn afrimi i Asamoahs me Milanin, mund të bëjë që përqendrimi të zhvendoset te holandezi Van der Vart, i cili mund të largohet nga Londra, pas moskualifikimit të spursave në Ligën e Kampionëve.
Edhe Adriano Galiani ka dhënë një deklaratë lidhur me tregun, duke zbardhur pothuajse gjithçka. ”Milani është në kërkim të një mesfushori të majtë. Van der Vart?. Nuk e di”, tha Galliani.
I pyetur për Pastoren, se a mund të luajë si mesfushorë i majtë, tha: “Pyetni Allegrin nëse ai mund të luajë në anën e majtë. Sulmi dhe mbrojtja? Një pjesë e sulmit është plotë, ndërsa mbrojtja është e plotë me ardhjen e Mexesit dhe Taiwos”.
Në fund, flet edhe për Boatengun dhe Cassanon: “Boa në Inter? Është një gjë absurde, është vetëm një bisedë mes Milanit dhe Genoas, ku në javën e ardhshme do të takohem me Preziosin për të zgjidhur çështjen. Ai nuk kalon në Inter”.
“Cassano dëshiron të largohet? Ai kurrë nuk e ka shprehur dëshirën për të kaluar, nuk ka probleme këtu”, ka deklaruar Adriano Galliani.
Ndërkohë është kundërpërgjigjur VDV: “Tottenhami, këtë vit CHL-në do ta shikojë vetëm në TV, sepse nuk ka arritur të hyjë në top 4. Mesfushori holandez ka shënuar 13 gola me ekipin e tij aktual dhe ishte një nga lojtarët më të suksesshëm të Harry Redknappit në këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane. ‘Unë nuk do të largohem nga Totenhami’, ka thënë Van der Vaart. ‘Unë këtu jam që një vit dhe kam qenë shumë mirë. Shumë keq që nuk mund të hyjmë në top 4-shin e Premier Leagues, por do të përpiqemi përsëri në sezonin e ardhshëm”, deklaroi VDV.
Në mesin e shumë emrave që po kërkon Milani, është parë edhe emri i brazilianit Luis Francisco Grando, i cili njihet më mirë si Chico. Aktualisht i Palmeiras, por në pronësi të një grupi, 24-vjeçari është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe nga ekspertët e njohur është emërtuar si Emerson i ri, për nga inteligjenca taktike dhe aftësitë e tij.
Sipas Gazzetta.it, Milano të transferojë atë pasi që kontrata e tij me Palmeiras i skadon në dhjetor të vitit 2012, por në qershor mund të vijë i lirë. Për brazilianin, gjithashtu, të interesuar ishin edhe Fiorentina, që është duke kërkuar talentë të rij për të ringjallur mesfushën.
Domenico Dolce e Stefano Gabbana kanë festuar skudeton e 18 të Milanit, ku kanë prezantuar edhe një libër për Milanin i quajtur: “Milan, fashion soccer players portraits.”
“Milan, fashion soccer players portraits”, është libri i ri i kushtuar Milanit, nga Dolce&Gabana. Ky projekt do të kontribuojë edhe në zhvillimin e AC Milan Foundation, një organizatë e themeluar në vitin 2003, që si qëllim ka t’i ndihmojë familjet e varfra, t’i mbrojë fëmijët dhe të drejtat e tyre.
Thursday, 19 May 2011 14:02