Shumë analistë të merkatos mendonin se braziliani mund të largohet nga Porto për një aventure të re të mundshme në Milan.
Por rinovimi i tij pak ditë më parë i ka heshtur të gjithë. Givanildo Vieira de Souza, i njohur si Hulk, ka folur për mikrofonat e Sport MediaSet Premium, ku ka falënderuar Adriano Gallianin dhe Milanin, të cilëve nuk ua mbyllë krejtësisht derën.
“Unë ndjehem i nderuar për fjalët e Adriano Gallianit, megjithatë unë kam rinovuar për 5 vjet me Porton, por kush e di, ndoshta një ditë do të kem një përvojë të re në ligën italiane, është një mundësi e madhe”, tha Hulk.
Gjithashtu, SS njofton se është duke u menduar Diego Ribas Cunha për të mbuluar pozitën “trequartista”.
Pas largimit nga Juventusi, ku për shumë analistë italianë ai dështoi, me ç’rast u transferua në Ëolfsburg, mund të ndodh që shumë lehtë të largohet nga “ujqit”, pasi që ka refuzuar stolin në ndeshjen e fundit.
Çmimi i tij nuk është shumë i madh, sepse me 10 milionë euro mund të largohet nga Gjermania dhe nuk do të ishte problem për Milanin çmimi, por forma e tij mund të bëjë që Milani të mendohet dy herë, duke ditur që është një talent pa dyshim i madh, por që kaloi dy sezone katastrofale në Itali dhe Gjermani.
Në anën tjetër, veterani i AC Milan, Pippo Inzaghi pranoj se të gjithë klubit do t’i mungojë magjia e Pirlos. Ai tha: “Të gjithë e dinë se çfarë ka dhënë Pirlo për këtë klub dhe të gjithë neve do të na mungojë, por kjo është jeta, duhet t’i pranojmë disa gjëra. Unë i uroj atij të gjitha të mirat dhe e vlerësoj shumë, si lojtar dhe si njeri. Ai kurrë nuk do të ndihet si kundërshtar”.
Ai po ashtu foli për zgjatjen e kontratës së tij me Milanin. “Unë jam i lumtur, pasi që është një ëndërr ta përfundoj karrierën në Milan. Unë nuk mendoj se ka pasur ndonjë alternativë tjetër, ajo që ndodhi në San Siro vlenq shumë për mua. Negociatat kurrë nuk kanë qenë për çështje ekonomike, pasi gjithmonë ka qenë një raport i mirë mes nesh. Të gjithë u mblodhën për të bërë një ëndërr realitet, për të qëndruar edhe një vit. Është e mrekullueshme se nuk kishte asnjë dyshim të vogël, sepse jemi të bashkuar si njerëz. Kjo është më kryesorja”, tha Pipo.
Thursday, 19 May 2011 13:35