Marco Branca mbrëmë ishte në Dublin për të shikuar ndeshjen Porto-Braga.
Për “SS24” Manuel Baiocchini, shpjegon më së miri arsyet e këtij udhëtimi të drejtorit teknik të Interit:
“Branca është në Dublin për të parë Fernandon në mënyrë të veçantë. Por jo vetëm për Fernandon, por edhe shokun e tij, Hulk. Sulmuesi brazilian e ka rinovuar kontratën e tij kohën e fundit, por kjo nuk e përjashton mundësinë e transferimit”.
Gjithashtu konfirmohet se emri i vërtetë në mërkaton e Interit vazhdon të jetë Alexis Sanchez.
SS njofton se sulmuesi i Genoas, Rodrigo Palacio, ëndërron transferimin tek Interi.
Gjatë mërkatos se janarit u përmend shumë transferimi i mundshëm i tij tek kampionet e botës, një marrëveshje mund të behet në verë në ras se Interi do këtë objektiva më të ulët për sulmin.
“Palacio ëndërron dhe pret Interin nga janari, në Genoa është mirë por ëndërron Interin që një kohë”, bën të ditur SS.
Siç njfoton “La Gazetta delo Sport” Inter ka të gatshme tashmë një ofertë të re në drejtim të skuadrës nga Friuli.
Inter është duke lëvizur që tani në këtë drejtim, pasi dëshiron të mposhtë konkurrencën nga Manchester City.
Neroazuret janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro dhe kartonin e plotë të McDonald Marigas, por në këtë marrëveshje mund të përfshihet edhe Philippe Coutinho, i cili mund të huazohet tek skuadra Friuliane. Oferta do të vlerësohet dhe mund të ketë sinjale pozitive në këtë drejtim.
Një faqe tjetër, “Datasport”, shkruan se Alfredo Pedulla ishte i fokusuar në asetet e Portos, që u paraqiten mbrëmë në ndeshjen finale të Evropa Ligës kundër Bragës.
“Mbrëmë në Dublin ishin drejtuesit e ekipit dhe vëzhguesit më të rëndësishëm të klubit. Finalja e Ligës së Evropës në mes të Portos dhe Bragës ishte një paradë me lojtarë mjaft të mirë. Interi në dy apo tri javët e fundit është duke e ndjekur mesfushorin e Portos, Fernando dhe kjo është një mundësi e mirë për ti vënë syrin, edhe pse vlerësimi i tij nga Porto mbetet 16-18 milionë euro. Shumë më e vështirë për të menduar për një goditje të tillë si Hulk dhe Falcao, sepse klubi dhe trajneri Villas Boas dëshiron që t’i mbajë ata për Ligën e Kampionëve të vitit të ardhshëm. Në listën për t’u ndjekur nga Branca është edhe Migel Garcia, i cili mund të lirohet me parametra zero dhe i është ofruar shumë klubeve”, shkruan eksperti.
Thursday, 19 May 2011 09:25