Taye Taiwo ka kryer me sukses testet mjekësore te klubi i Milanit, njofton SkySport 24.
Taiwo deklaroi shkurt për SS24, pas testeve, ku tha: “Për mua është nder të jem te klubi më i madh në botë. Lojtari që më pëlqen më së shumti tek Milani është Ibra, por këtu janë të gjithë kampionë. Duam të fitojmë gjithçka në vitin tjetër”, tha blerja e re e Milanit, Taye Taiwo.
Ndërsa, Kevin Prince Boateng, ka folur për mikrofonat e SS24 dhe e ka përshëndetur zyrtarizimin e Taiwos tha: “Suksesi im në San Siro është i papërshkrueshëm, ndërsa golin e parë e shënova kundër Brescias. Qëndrimi im në Milan? Gjithkush e din se unë dua të mbetem ende ne Milanello dhe shpresoj të jetë ashtu. Nuk mendoj se e kam dhënë 100% të mundësisë sime, por unë jam i kënaqur me atë se çfarë kam bërë. Inter? Në futboll mund të ndodh gjithçka, por kjo gjë është e pamundur, ngjyrat e mia janë kuq e zi dhe dua te jem për një kohë të gjatë këtu”.
Në anën tjetër historia e Andrea Pirlos me Milanin përfundon këtu. Tashmë është zyrtare, Andrea Pirlo nuk është lojtar i Milanit.
Në faqen zyrtare të AC Milan thuhet: “Pirlo, sikurse Sheva e Kaka, e lë Milanin, pasi bëri historinë këtu. Duam ta falenderojmë nga zemra, në emër të klubit dhe në emër të të gjithë tifozëve rossonerë”.
Berlusconi: “Faleminderit 12 herë, Andrea, jemi krenarë për 12 trofetë që solle në San Siro”.
Gjithashtu, sulmuesi i Milanit, Filipo Inzaghi, ka rinovuar kontratën e tij me klubi rosoner.
Milani, nëpërmjet faqes zyrtare, ka raportuar se Inzaghi ka nënshkruar një kontratë të re, që do ta mbajë atë në San Siro deri në verën e vitit 2012.
Në komunikatën e lëshuar nga Milani, shkruan: “AC Milan njofton se Inzaghi ka nënshkruar një kontratë të re, që do ta mbajë atë në San Siro deri më 30 qershor të vitit 2012”.
Thursday, 19 May 2011 08:35