Manchester United është në kontakt me Real Madridin, për shërbimet e sulmuesit Karim Benzema.
Sulmuesi francez ka qenë shënjestër një kohë të gjatë për trajnerin Alex Ferguson, i cili nuk kishte paguar 40 milionë funte, para dy viteve, derisa ai gjendej në Lyon.
Siç shkruan “El Confidencial”, United tani është i gatshëm të paguajë 35 milionë funte për ta blerë sulmuesin francez.
Ndërsa mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos është i lumtur që Sergio Busquets do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve, duke shtuar se trajneri i tij, Jose Mourinho, nuk duhet të kritikohet për çdo gjë.
“Unë jam i lumtur për Sergio Busquets, sepse ai është spanjoll dhe bashkëlojtar i im. Unë i uroj atij çdo të mirë. Gjëja e vetme që nuk është në rregull këtu është se i vetmi që është lënduar në këto rastet e fundit, është Jose Mourinho”.
“Futbolli është që njerëzit të marrin vendime dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë”, tha Sergio Ramos.
Thursday, 19 May 2011 08:23