Tiranë – Kombëtarja shqiptare e futbollit e ka ruajtur sërish vendin e 50-të në renditjen e FIFA-s edhe për muajin maj, çka përbën një rekord për futbollin shqiptar.
Në fakt, renditja e FIFA-s për muajin maj, e publikuar sot nga organizmi drejtues i futbollit botëror, ka pësuar shumë pak ndryshime nga ajo e muajit prill. Kjo për faktin se janë luajtur vetëm 7 ndeshje miqësore mes ekipeve të nivelit të parë gjatë kësaj periudhe.
Kundërshtarët e Shqipërisë në grupin D për eliminatoret e Euro 2012, që do të mbahet në Poloni dhe Ukrainë, renditen përkatësisht, Franca e 19-ta, Rumania e 42-ta, Bosnja e 45-ta dhe Bjellorusia e 53-ta. Ndërkohë, në renditjen e veçantë për UEFA-n, Shqipëria gjendet në vendin e 29-të nga 53 federata pjesëmarrëse.
Spanja, Holanda, Brazili, Gjermania dhe Argjentina janë 5 vendet që vazhdojnë të kryesojnë renditjen e FIFA-s.
Wednesday, 18 May 2011 17:50