Nuk kanë të ndalur thashethemet për sulmuesin e Athletico Madridit, argjentinasin Aguero. Marca shkruan se Real Madrid është duke menduar një shkëmbim kokë me kokë midis Agueros dhe Benzemas.
Edhe pse klubi madrilen ka deklaruar se do te jetë pasiv gjatë këtij afati kalimtar për transferime, pasi që ka arritur shërbimet e Nuri Sahin dhe pritet që në fundjavë të mbyllet edhe transferimi i Altintop.
Aguero tashmë ka deklaruar se është i gatshëm të dëgjojë çdo ofertë para se të vazhdojë kontratën me Atletico Madridin, ndërsa kjo deklaratë e tij është në një dyshim të madh, pasi që edhe Maradona kishte deklaruar se Aguero vitin e ardhshëm do të luajë në Madrid.
Përkundër faktit se Benzema është duke kaluar një formë shumë te mirë, ai si duket do të jetë viktimë e një shkëmbimi midis Agueros dhe tij.
Wednesday, 18 May 2011 17:35