Mbrojtësi i Real Madridit ka bërë një punë të mirë në serinë prej katër El Classicove, për të neutralizuar “jashtëtokësorin” e Barcelonës, Lionel Messi, duke e fituar kështu edhe nofkën “Anti-Messi”, por ai e ka mohuar këtë gjë, duke thënë se ajo ishte punë e klubit.
“Unë nuk kam luajtur për të fituar atë nofkë. Të mbash Messin nën hije është një punë e mirë e klubit. Ne të gjithë luajtëm pjesët tona për ta mposhtur Barcelonën, por nuk arritëm. Është e vërtetë se Messi nuk është parë në fushë, derisa unë isha aty. Unë jam i kënaqur me këtë, sepse kjo do të thotë se unë luajta mirë, por në fund u eliminuam”, tha mbrojtësi i Real Madridit.
Ndërsa, bashkëlojtari i Pepes, Arbeloa, tha: “Jam i kënaqur që Busquets do të luajë në finale. Dënimi vendoset nga UEFA dhe ne e dimë që nuk mund të presim asgjë nga UEFA. Por, unë jam i kënaqur që Busquets do të luajë në finale”, tha Arbeloa.
Nëse marrëdhëniet në kombëtaren spanjolle mund të jenë më të këqija pas katër El Clasicove, Arbeloa apelon në pjekurinë e lojtarëve, i bindur se kjo nuk do të ndodhë.
“Marrëdhëniet janë të mira. Mos i jepni më shumë rëndësi sesa që ka. Ne kemi biseduar shumë dhe ne jemi të gjithë njerëz të rritur, kemi pasur shumë respekt para gjithë këtyre ndeshjeve dhe unë mendoj se ne do të kemi të njëjtat marrëdhënie. Ne jemi njerëz të pjekur. Problemet që ne mund t’i kemi, ne mund t’i zgjidhim vetë”, tha ai.
Ndërkohë që klubi ambicioz, Valencia, është duke kërkuar të transferojë superyllin e Barcelonës, të riun Bojan Krkiq.
Krkiq është një lojtar mjaft i talentuar, por ai ende nuk ka arritur të zë një vend startues në formacionin e Guardiolas, dhe tani Sport tregon se Valencia është interesuar për të siguruar shërbimet e tij.
Valencia është duke kërkuar një sulmues në skuadrën e saj dhe është e interesuar për sulmuesin e Bayernit, Miroslav Klose, mirëpo tani skuadra spanjolle radarin e saj e ka kthyer kah sulmuesi 20-vjeçar i Barcelonës, Bojan Krkiq.
Krkiq është produkt i Barcelonës dhe shihet si njëri ndër talentqt më të mirë në futbollin e sotëm, duke e bërë paraqitjen e tij të parë me Barcelonën në shtatorin e vitit 2007.
Wednesday, 18 May 2011 17:19