AC Milan ka njoftuar me një komunikatë zyrtare se qendërmbrojtësi i tyre, Alessandro Nesta, e ka rinovuar kontratën deri më 30 qershor të vitit 2012.
Pas Thiago Silvas, Van Bommel dhe Mexes, edhe njëra ndër shtyllat më të forta të rossonereve këtë sezonë, Alessandro Nesta, ka rinovuar. Lajmi është komunikuar përmes faqes zyrtare.
Pas rinovimit të Nestas, radhën për të diskutuar qeshjen e rinovimit e ka Filippo Inzaghi. Sulmuesi nga Piacenza ka ardhur i vetëm në zyrën e klubit në Via Turati dhe së bashku me Adriano Gallianin do të diskutojnë rinovimin e kontratës.
Gjithashtu, zëra nga kampi rosoner flasin për endrrën e Berlusconit? Pastore? Jo, Hamsik? Jo, Sandro? Jo, Kaka? Jo.
Ëndrra e presidentit rosoner është mesfushori i shumëkërkuar për vitin 2011/12, megjithatë ai do të vijë.
Drejtuesit kuq e zinj janë duke përgatitur një bombë të vërtetë, e cila quhet Cesc Fabregas. Pasi ka fituar Scudetton, ”djalli” dëshiron të ngjitet në majën e botës, përsëri në sezonin e ardhshëm. Kapiteni dhe lojtari më i mirë i Arsenalit, ai ka të gjitha karakteristikat për t’i dhënë vazhdimësi projektit të rossonerëve. Me largimin e mundshëm të Pirlos dhe Seedorfit, ardhja e Fabregasit do të bënte që të mos vërehej mungesa e numrave 10 dhe 21 tek kampionët.
Transferimi i Fabregasit mund të bënte që rossonerët të mos e kenë problem largimin e Prince Boateng, i cili do të paraqitet për Ghanën, në janar, për Kupen e Kombeve të Afrikës.
Kapiteni Fabregas ka gati valixhet dhe është pranë largimit nga londinezët për një përvojë të re.
Objektivi i quajtur Ganso, ka përfunduar, pas lëndimit që pësoi para pak javësh, pasi që nuk jep siguri se do te jetë i gatshëm t’i ndihmojë rossoneret, por premtimi i Berlusconit, ndihma e Raioles dhe përkushtimi i Gallianit, mund të bëjnë që rossonerët të trondisin Evropën me këtë transfer. Do të jetë shumë e vështirë, por jo edhe e pamundur.
Wednesday, 18 May 2011 16:59