Trajneri i Tottenhamit, Harry Radknapp, ka fluturuar për në Francë gjatë fundjavës për të ndjekur nga afër talentin belg, Eden Hazard, i cili vazhdon të pëlqehet edhe nga Interi.
Hazard vlerësohet 20 milionë euro dhe skuadra angleze është e gatshme ta transferojë atë në White Hart Line.
Sipas portalit për ekonomi “Affari Italian”, ky mund të mos jetë një lajm i hidhur për Interin, pasi në rast të transferimit të Hazard tek Tottenham, Luca Modriç mund të largohet në drejtim të Interit.
Mesfushori kroat pëlqehet shumë nga drejtori teknik i Interit, Marco Branca, dhe transferimi i tij mund të jetë i rëndësishëm pasi në pozicionin e tij, mesfushor ofensiv, Interi mund të llogarisë vetëm nëcSneijderin dhe Coutinhon.
Po i njëjti portal thotë se presidenti, Massimo Moratti, mendon për Pastoren.
Ekziston 50% mundësi që ai të transferohet tek Interi. Ka më shumë gjasa të transferohet tek Interi argjentinasi i Palermos se sa kiliani i Udineses.
Wednesday, 18 May 2011 11:07