Siç njofton Corriero Dello Sport, dyqanet e mëdha të Milanit patën një numër rekord vizitoresh gjatë kësaj jave. Thuhet se rreth 20 mijë vizitorë vizituan dyqanin zyrtar të Milanit me rastin e festimeve për titull.
Corriero Dello Sport intervistoi edhe mbrojtësin e Milanit, Ingazio Abate, i cili tha: “Do t’i tregoj djalit tim, i cili do lind në nëntor, se unë kam fituar titullin e kampionit në Itali me Milanin. Me pak më shumë eksperiencë ky ekip ka mundur ta fitojë pa problem edhe Ligën e Kampionëve. Zlatan? Ai është perfekt. Kur nuk pasoja te ai, bëhesha shenja e tij e preferuar, por ai me pëlqen mua”.
Gjithashtu sot, La Gazzeta Dello Sport, intervistoi përzgjedhësin e Kombëtares Italiane, Cesare Prandelli, i cili tha: “Kam bërë një vendim të qartë në lidhje me portierët, e dua Buffonin dhe dy të rinj, si Viviano dhe Sirigu ne ekip. Dhe në qoftë se Buffon pëson ndonjë lëndim, në vend të tij do jetë Abbiati, i cili pati paraqitje të mira në këtë sezon. Abate gjithashtu pati një sezon të mrekullueshëm, por edhe Cassano dhe Moggi kanë luajturmirë në këtë sezon. Aktualisht, po planifikoj të punoj me lojtarët e njëjtë, por do ta vështroj Abbaten dhe nëse vazhdon me paraqitje të mira, herët apo vonë ai do jetë pjesë e Kombëtares”, tha përzgedhësi italian.
Milani raportohet se është i interesuar në mesfushorin e Arsenalit, Samir Nasri.
Kampioni i ri i Italisë synon të bëjë ndryshime të mëdha në mesfushë, pas fundit të sezonit, me disa veteranë që do të mbeten pa kontratë.
Nasri do të jetë po ashtu pa kontratë në verën e vitit 2012 dhe ende nuk e ka vazhduar marrëveshjen me klubin nga Emirates, duke nxitur spekulime për të ardhmen e tij.
Milani tash planifikon ta testojë rezistencën e Arsenalit me një ofertë për francezin.
Gjithashtu bëhet e ditur se pas një vikendi plot emocione e festë, kampionët e Italisë, të cilët pushuan, po përgatiten që stërvitjet t’i fillojnë nesër dhe të përgatiten për ndeshjen e fundit të sezonit, atë kundër Udinezes.
Tuesday, 17 May 2011 17:23