Në orën 15:37, në selinë e Juventusit mblidhen Marotta, Paratici dhe Jose Segui dhe dy bashkëpunëtorë. Arritja tek Aguero është shumë e vështirë, por bisedimet janë hapur dhe po përgatitet një ofertë në lartësinë e fenomenit argjentinas.
Njëri nga bashkëpunëtorët mendohet se është Hernan Reguera, agjent që ndjekë nga afër El Kun Agueron, si për çështjet kontraktuale ashtu edhe marrëdhëniet me drejtuesit e ekipit.
Ky është konfirmim se Juventusi po bisedon për përfshirjen e Sissokos dhe Agueros në një marrëveshje.
Para pak minutash në selinë bardh e zi erdhi Andrea Agnelli, për të marrë pjesë në mbledhjen mes Juse Segui, agjent i Agueros dhe Sissokos.
Tuesday, 17 May 2011 17:02