Në kuadër të edicionin të 16 të San Siro Gentleman, i zhvilluar sot në Hotel Marriotti, në Milano, janë ndarë disa çmime për lojtarët e Interit dhe të Milanit:
Lojtarët nga kampi zikaltër, që janë dalluar, kanë qenë: Javier Zanetti, Dejan Stankoviq, Yuto Nagatomo dhe Giampaolo Pazzini.
Kapiteni i Interit, Zanetti, është nderuar me çmimin “Gentleman, Fc.Internazionale 2010/11”, Stankoviq është nderuar me çmimin “Gentleman Goli më i mirë për sezonin 2011/10”, për golin e shënuar ndaj Romës, në kuadër të Kupës së Italisë, më 19 prill.
Nagatomo është nderuar me çmimin “Gentleman, Zoteria i Zbuluar”, ndërsa Pazzini është nderuar me çmimin mbi performancën më të mirë.
Gjithashtu konfirmohet se sulmuesi i Udineses, Alexis Sanchez mund të zbarkoj në Angli tek skuadra e Manchester Cityt.
Spas Skysports.com, tratativat në mes të dy shoqërive janë pranë finalizimit. Skuadra angleze është pajtuar që të paguajë 23 milionë euro për kilianin, duke e mposhtur kështu konkurrencën e Chelseas, Interit, Barcelonës dhe Manchester United.
Një takim tjetër është paraparë të zhvillohet në Angli në mes të dy klubeve. Megjithatë, pengesë në këtë transferim mund të jetë pikërisht vetë lojtari, i cili ka shprehur dëshirë që të veshë fanellën e Barcelonës ose të ndonjë klubi tjetër në Itali, siç është Interi ose Milano, për sezonin e ardhshëm.
Gjatë një intevsite në Hotel Marriotti, në Milano, ku u bë ndarja e çmimeve “Gentelem 2011”, trajneri i Kombëtares Italiane, Cesare Prandelli, ka deklaruar:
“Një njeri që shënon 35 gola, si Eto’o, meriton respekt të veçante. Ranocchia? Ai është duke e konfirmuar veten në nivelet e larta, ngjashëm si Giovinco, që ka treguar paraqitje shumë të mira”, tha ai.
Tuesday, 17 May 2011 14:12