Wesley Sneijder përmes profilit te tij ne “Twitter” ka dërguar porosi duke thëne se ai shpreson të jetë së shpejti në fushë.
“Sot do të jenë testet e fundit ku do të mësoj nëse mund te stërvis me skuadrën. Shpresoj se gjithçka të shkojë mirë”
Në anën tjetër një mesazh i fuqishëm për Napolitanët, Aurelio De Laurentiis, është i gatshëm t’i bëjë dhuratë tifozëve të Napolit, pasi skuadra e tij e ka siguruar pozitën që e dërgon në Ligën e Kampionëve.
Sipas Tuttosport, presidenti i Napolit ka shenjëstruar dy emrat e Interit, Diego Militon dhe McDonald Marigan. Deri më tani vështir duket largimi i sulmuesit Argjentinas duke marrë parasysh fjalët e bëra nga Ausilio i cili deklaroi se Milito nuk do te largohet. Por nuk përjashtohet mundësia e largimit të tij në rast të ndonjë ofertë të majme. Ne anën tjetër ndryshe qëndron pozita e mesfushorin Kenian.
Gjithashtu sipas një raporti në Corriere dello Sport, traineri i Interit, Leonardo ka shprehur dëshire që të ketë në skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm mbrojtësin e krahut Domencio Criscito.
Mbrojtësi i Genoas ka një kontratë që i skadon me 2014, dhe tashmë një kohë të gjatë ka zgjuar interesim në shumë klube të mëdha.
Neroazuret, siç citon gazeta romake, mund ta transferojnë atë në rast të largimit të Chivusë apo Maiconit, ndërsa në këtë marrëveshje mund të përfshihet edhe ndonjë lojtar tjetër.
Tuesday, 17 May 2011 13:38