Menaxheri i Tottenhamit Harry Redknapp, pranon se i duhet të nënshkruajë me disa top-lojtarë, nëse ata dëshirojnë të mbesin në garë për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Me fitoren prej 2-0 të dielën në Liverpool, ata dolën në pol- pozicion për vendin e fundit, që dërgon në Ligën e Evropës, por ky është një ngushëllim pas debutimit të tyre në garën me të fortë evropiane në sezonin paraprak.
Redknapp tha: “Janë gjashtë skuadra duke garuar për top-katërshe.
“Manchester United është i sigurt, Chelsea, gjithashtu, dhe pastaj duhet të favorizojmë Manchester Cityn, duke ditur se ata do të shpenzojnë edhe 100 milionë funte këtë vit”.
“Gjithashtu, duhet ta favorizojmë edhe Arsenalin, pasi që ata kanë qenë atje çdo vit dhe Liverpooli është një klub i mrekullueshëm me traditë. Ata do të kthehen fuqishëm me Kennyn vitin e ardhëm, kurse ne e kemi përforcuar ekipin në janar. Nuk ishte ndonjë shpenzim i madh, por neve na duhej një shtytje që të ringjallemi paksa, pasi që kishim disa lojtarë të lodhur në ekip.”
“Shpresojmë që do t’i sjell një apo dy lojtarë në këtë verë dhe të përforcohemi paksa për sezonin e ardhshëm, sepse do të jetë shumë vështirë. Kemi një skuadër të madhe por krejt çka na duhet është një lojtar ose dy, që do të mund të bëjnë dallimin tek ne”.
“Liverpooli e ka bërë këtë me Luis Suarez. Ai do bëhet një lojtar i madh, dhe ne na duhet të gjejmë një ose dy lojtarë tjerë që të na ndihmojnë të mbërrijmë në vend të katërt”, ka përfudnuar Redknap.
|
|
Tuesday, 17 May 2011 10:58 Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »