Tri blerje me parametër zero për shoqërinë bardhezi që po lëviz me shpejtësi në mërkato për një rithemelim, në pritje të mbylljes së kampionatit. Del Neri me 99% nuk do të jetë trajneri i ri dhe ekipit mund t’i afrohen tre lojtarë të mëdhenj.
Ziegler, mbrojtës i majtë i Sampdoria-s është një nga përforcimet më të sigurta duke pasur parasysh skadencën e kontratës dhe rënien e Sampdorias në Serie B.
Pirlo është regjisori i ardhshëm, në pritje të mos shfaqjes së ndonjë surprize të pakëndshme të momentit të fundit.
I treti është 28 vjeçari Pazienza, mesfushor shkatërrues i Napolit në skadencë këtë Qershor.
Shpërthimet e mëdha të mërkatos do ti lihen hapjes së saj. Deri atëherë le të presim.
Juventusi i kësaj vere duket se do t’i ketë idetë e qarta. Bëhet gati oferta prej 10 milionë euro për Aquilani-n, çmimi i të cilit është 16 milion euro.
Nëse oferta nuk pranohet, do të blihet Montolivo, çmimi i të cilit është pikërisht 10 milion euro duke qenë se kontrata e tij skadon vëren e ardhshme dhe Fiorentina nuk do të rrezikoje që ta humbas me parametër zero.
Siç referon Gianluca Di Marzio ekspert i mëraktos në Sky, Inter është duke menduar që në marrëveshjen për Andrea Polin mesfushorin e Sampdorias të fut edhe të riun Luca Caldirola mbrojtësin i cili është i huazuar tek Vitese dhe paraqitet për kombëtaren Italiane U21.
Gianluca Di Marzio është ndalur të flas për lajmet e fundit të mërkatos në ambientin zi-kalter.
“Fernando është objektivi primar tek Inter. Braziliani pëlqehet por aq sa Casimiro i Sao Paolos që rezulton të jetë një tjetër objektiv për mesfushën e Interit për të ardhmen. Gjithashtu vazhdon të pëlqehet edhe Poli duke mare parasysh situatën tek Samdoria. Në anën tjetër reparti i sulmit mbetet i pa ndryshuar deri ne rastin kur nuk largohet njeri nga sulmuesit e tanishëm.
Ndersa, Piero Ausilio drejtori sportiv i Interit dhe dora e djathtë e Marco Brancas gjatë intervistës për Sky ka folur për mërkaton në veçanti, “Operacioni Pazzini? Për ketë ne kemi menduar në ditët e fundit të mërkatos.”
Ne e kemi njohur atë mjaft mirë pasi gjithmonë e kemi ndjekur. Nuk ka ekzistuar mundësia që atë te blejmë më parë por që pas ardhjes se tij ne Inter ai ka bërë shumë mirë
Sanchez,Tevez dhe Hazard.?
Nuk flas ne përqindje. Nëse themi se nuk janë lojtar të mirë kjo nuk është e drejtë. E njohim mjaft mire Hazard është një djalosh i ri me talent të madh, por të flitet për këto tre tratativa në ketë moment është ekzagjerim.
Ne nuk kemi bere ofertë, dhe është e vërtet se flitet për çmimin por ne nuk e dimë ende vlerën e tij të saktë. Per Sanchezin ne kemi folur në nëntor dhe dhjetor dhe se bashku me Morattin dhe Brancan kemi lëvizur në ketë drejtim dhe në pajtim me drejtuesit e Udineses e kemi lëne çdo gjë në qershor.
“Mbetet një lojtar unik, por do të flasim në Qershor pas përfundimit të sezonit. Tani jemi duke menduar për finalen e Kupës se Italisë të cilën e dëshirojmë shumë.
Kampionet në shitje? Kemi shumë emra të cilët janë shumë të rëndësishëm për ne, të cilët janë për Interin e tanishëm dhe për Interin e së ardhmes. Është normale se nëse dikush do të arrij dikush do te largohët. Eto’o, Milito dhe Maicon do të mbeten pasi janë kampion shumë të rëndësishëm.
Per Ganson është përfolur shumë në Milan, ne asnjëherë nuk e kemi bere hapin për të transferuar, e kemi vëzhguar me interes por sigurisht ai ka shumë probleme fizike.
Por të flitet për interesimin e Interit për Ganson është gënjeshtër, ai është lojtar i mirë që pëlqehet nga disa klube por nuk ka asgjë më shumë.
Tuesday, 17 May 2011 10:13