Tri blerje me parametër zero për shoqërinë bardhezi që po lëviz me shpejtësi në mërkato për një rithemelim, në pritje të mbylljes së kampionatit. Del Neri me 99% nuk do të jetë trajneri i ri dhe ekipit mund t’i afrohen tre lojtarë të mëdhenj.
Ziegler, mbrojtës i majtë i Sampdoria-s është një nga përforcimet më të sigurta duke pasur parasysh skadencën e kontratës dhe rënien e Sampdorias në Serie B.
Pirlo është regjisori i ardhshëm, në pritje të mos shfaqjes së ndonjë surprize të pakëndshme të momentit të fundit.
I treti është 28 vjeçari Pazienza, mesfushor shkatërrues i Napolit në skadencë këtë Qershor.
Juventusi i kësaj vere duket se do t’i ketë idetë e qarta. Bëhet gati oferta prej 10 milionë euro për Aquilani-n, çmimi i të cilit është 16 milion euro.
Nëse oferta nuk pranohet, do të blihet Montolivo, çmimi i të cilit është pikërisht 10 milion euro duke qenë se kontrata e tij skadon vëren e ardhshme dhe Fiorentina nuk do të rrezikoje që ta humbas me parametër zero.
Shpërthimet e mëdha të mërkatos do ti lihen hapjes së saj. Deri atëherë le të presim.
Tuesday, 17 May 2011 09:44