Berlusconi i ka premtuar një dhuratë speciale Allegrit për Scudetto. Carlo Pellegati, milanisti, gazetar i Mediaset dhe komentator në të njëjtin kanal, ka intervistuar Berlusconin ku ai ia ka rrëfyer emrin e dhuratës.
Të gjithë besonin ne kthimin e Kakasë apo ardhjen e Ronaldos, disa në Ganson, por sipas Pellegattit dhurata pritet të jetë Javier Pastore, 21-vjeçari argjentinas.
”Do jetë një tratativë e vështirë, por do jetë një dhuratë dhe do realizohet”, tha Pellegatti.
Ganso është vetëm një kujtim dhe shumë e vështirë është që ai të arrijë në këtë merkato. Lëndimi i tij e ka komplikuar situatën. Për këtë Milani është gati të hidhet në sulm për Javier Pastoren, që në këto ditë në zonat e Palermos ka deklaruar se herët a vonë do ta lëshojë Palermon.
Pikërisht Galliani ka shprehur interesim për argjentinasin, duke e definuar atë si Kakanë e ri, por duke e parë edhe se në substancën e trekuartistit në Milan janë Boateng dhe Seedorf.
Lojtarë të mëdhenj, sigurisht, por Pastore është në një planet tjetër, nëse krahasohet me të dy rossonerët. Pra, së shpejti do të jetë ballafaqimi i parë me Zamparinin. Kartoni i futbollistit kushton as më pak e as më shumë se 30 milion euro, shumë e cila do të ishte e mjaftueshme për një Milan që kërkon Champions League vitin e ardhshëm.
Tifozët rossonerë janë në alarm, sepse në të ardhmen ose më mirë në këtë verë mund të shohin një yll tjetër duke shkëlqyer në Milanin e tyre.
Gjithashtu thuhet se Pastore do të jetë edhe dhurata e Berlusconit, siç tha Pellegatti, për Milan Channel.
Tuesday, 17 May 2011 08:42