Premtimi është mbajtur. Ne minutën e 77 Interi dhe tifozët kanë buzëqeshur, sepse është rikthyer Walter Samuel, pas 190 ditësh, nga një dëmtim i rëndë që pësoi në gju në ndeshjen ndaj Brescias.
“Unë jam mirë dhe jam i kënaqur që kam luajtur të paktën për disa minuta në ketë ndeshje, por do të doja të falënderoja stafin mjekësor për punën që ka bërë dhe, mbi të gjitha, dua t’i falënderoj të gjithë tifozët interistë.
“Pas operacionit, dhe kam biseduar me Dr. Benazzo dhe Prof. Combi, dhe ata kanë qenë të shqetësuar gjithmonë, për këtë fakt ata më kanë shmangur një rikthim të nxituar në fushë, por premtoj se do te rikthehem sërish në formën e një viti më parë. Për momentin jam shumë i lumtur për rikthimin tim pas shumë kohësh”, ka thënë Samuel.
Monday, 16 May 2011 16:12