Agjenti i mesfushorit të Villarrealit, Giuseppe Rossi, ka deklaruar se klienti i tij nuk do të largohet nga El Madrigal derisa të mos paraqitet interesim serioz nga Barcelona dhe Manchester United.
“Giuseppe rinovoi kontratën me Villarrealin disa muaj më parë dhe ai është mirë këtu. Projekti i tij është i qartë. Nëse vjen ndonjë ofertë e madhe atëherë do të kërkojmë nga Villarreali që ta lejojë largimin e tij”.
“Nëse nuk vjen ndonjë ofertë nga këto pesë-gjashtë klubet e mëdha, atëherë ai qëndron te Villarreali. Barcelona dhe Manchester United janë ndër të parët që mund të merren në konsideratë”, ka thënë Federico Pastorello.
Monday, 16 May 2011 13:49